Vendimi për ndalimin e udhëtimit në SHBA hyn në fuqi sot

shba

Departamenti i Shtetit në SHBA ka njoftuar se masa e presidentit Trump për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në SHBA, për udhëtarët e gjashtë vendeve me shumicë të popullsisë myslimane, do të hyjë në fuqi, sot.

Zëdhënësja e Departamentit, Heather Nauert, ka thënë se qeveria e SHBA-së do të informojë me kohë personat që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për detajet e mëtejshme dhe dispozitat e ndalimit.

Vendimin e Gjykatës Supreme, Trump e ka quajtur “një fitore të qartë për sigurinë tonë kombëtare”.

Gjykata Supreme më 26 qershor mori vendim për ndalimin 120 ditor të hyrjes në SHBA për të gjithë refugjatët, si dhe ndalimin 90 ditor për vizitorët nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Mirëpo sipas vendimit ndalimi nuk do të zbatohet për vizitorët që kanë “marrëdhënie të mirëfillta me dikë në Shtetet e Bashkuara”.

Kundërshtarët e Trumpit deklaruan se ky ndalim i diskriminon myslimanët dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e SHBA-së.

Shkruar Nga
More from Revista User

Motorçiklisti e ‘fluturon’ tutje bashkëfshatarin e vet dhe s’ndalon, kapet nga Policia

Një aksident ka ndodhur në fshatin Daullas të Fierit, ku një 69-vjeçar...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.