Vendoset data, udhëheqësit e dy Koreve do të takohen më 27 prill

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon-Jae-in do të zhvillojnë një takim dypalësh më 27 prill.

Data e takimit historik u caktua sot gjatë një takimi mes të dërguarve nga të dy Koretë në fshatin Panmunjonm, i cili ndodhet në zonën e çmilitarizuar që ndan dy vendet kundërshtare që nga lufta civile e viteve 1950-‘53.

Që nga ndarja udhëheqësit e Phenianit dhe Seulit janë takuar vetëm dy herë, fillimisht në vitin 2000 ndërsa takimi më i fundit është zhvilluar në vitin 2007.

Marrëveshja për takimin e nivelit të lartë ndër-korean u arrit disa ditë pasi Kim Jong Un-i zhvilloi një vizitë të papritur në Kinë, udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar që nga marrja e pushtetit në 2011 pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong Il.

Sipas autoriteteve në Pekin, Kim-i i konfirmoi Presidentit kinez Xi Jingping angazhimin e tij për çarmatosjen bërthamore të gadishullit korean si dhe për bisedime me Seulin dhe Uashingtonin.

Të dërguarit e Phenianit dhe Koresë së Jugut do të takohen përsëri të mërkurën e ardhshme, më 4 prill, për të finalizuar detajet e takimit mes dy udhëheqësve.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Venger rrëfen dramën: 22 vitet te Arsenali më larguan nga familja!

  Gjatë një interviste të dhënë për RTL Arsen Venger kthehet të...
Read More