Veprimet e partnerit që ju acarojnë, por tregojnë sa shumë ju dashuron

Një marrëdhënie asnjëherë nuk është perfekte, ashtu si çdo gjë tjetër në këtë botë. Shpesh debatet në një çift vijnë për shkak të keqkuptimeve të fjalëve që thonë partnerët tanë.

Për këtë arsye ne ju sjellim disa raste kur partneri nuk ka aspak qëllime të këqija kur kritikon, por kërkon më të mirën nga ti.

Predikimi i vazhdueshëm

Po, kjo është e bezdisshme. “Ju mund ta bëni këtë. Ju mund ta bëni atë.” Por, a është vërtet se partneri është i pakënaqur me ty? Shikojeni në një tjetër këndëveshtrim. Ndoshta ata janë të të sigurt që ju jeni të aftë për më shumë, ose mendojnë se ju nuk keni treguar 100% talentin tuaj të vertëtë. Shprehja se “spektatorët shohin më shumë se lojtarët”, vlen më shumë se çdo herë tjetër.

Dhe asgjë, por e vërteta

Jini të ndershëm: kur ju bëni një pyetje, a doni të dëgjoni përgjigjen e vërtetë apo thjesht dëshironi të konfirmoni se keni të drejtë? Është shumë e rëndësishme t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje vetes suaj njëherë, në mënyrë që të mos gjeni synime të këqija tek përgjigjet e drejtpërdrejta të të dashurit tuaj.

Mos e mendoni ftohjen e partnerit si ndarje

Partneri mund të ketë disa probleme dhe kërkon të marrë pak kohë për zgjidhjen e tyre. Mos e mendoni gjithmonë këtë ftohje si fundin e marrëdhënies tuaj. Thjesht jepini pak kohë.

Ka pakënaqësi me pamjen tuaj

Thellë brenda nesh çdo njeri ka nevojë për komplimente për ta bindur se duket shumë bukur. Nëse partneri juaj fillon të shtojë pak peshë, dhe këtë gjë ua vë në dukje partnerja, jo domosdoshmërit duhet ta merrni si vërejtje. Duhet ta shikoni si një përkujdesje nga ana e saj.

Shpenzoni pak kohë së bashku

Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm, kanë interesa dhe preferenca tndryshme. Nëse partneri juaj është tifoz i peshkimit dhe entuziast i natyrës, e ndërsa juve ju pëlqen boëling dhe takimet e zhurmshme, mos e merrni për keq kur ai nuk ju fton. Ai thjesht e kujton se sa jeni mërzitur herën e fundit kur e shoqëruar dhe po përpiqet të shmangë pikërisht këtë.

Largimi pas grindjeve

Të gjithë njerëzit grinden herë pas here. Eshtë normale. Por nuk është normale të presësh që partneri yt të vrapojë për t’u pajtuar menjëherë. Ne të gjithë kemi nevojë për kohë për t’u qetësuar, për të marrë në konsideratë ndjenjat tona dhe fjalët që kemi thënë. Kjo është një domosdoshmëri, jo një dëshirë për ta dëmtuar atë edhe më shumë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Serbia i ofron shtetësi “Pikasos së Vogël”

Serbia i ka ofruar shtetësinë serbe, familjes së 10 vjeçarit afgan, Fahrad...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.