Vera Bekteshi rikthehet në vilën ku u “ekzekutuan” anëtarët e Byrosë Politike

 

Shkrimtarja Vera Bekteshi, vajza e gjeneral Sadik Bekteshit, që u dënua nga Enver Hoxha, rikthehet sot në ish-vilën ku familja Bekteshi kaloi një periudhë të gjatë të jetës para “goditjes” që do t’u bënte Hoxha.

Bekteshi do të promovojë librin autobiografik “Vila me tri porta”, botimet Mapoedition, pikërisht në vilën ku kanë ndodhur pjesa më e madhe e historive të treguara në këtë libër.

Sipas Alda Bardhylit, nga botimet Mapo, ka qenë një zgjedhje e Bekteshit për t’u rikthyer në këtë hapësirë, jo si një hakmarrje, por si një moment reflektimi  mbi të shkuarën.

“Por unë zgjodha ta bëj promovimin në këtë vend, jo për hakmarrje, por për mirënjohje. Kjo shtëpi më ka dhënë shumë dashuri nga gjyshet, shumë lojëra me fqinjët, shumë siguri, në kundërshtim me bllokun, që në tërësi të frikësonte, sikurse çdo kështjellë ‘shekspiriane’”, shprehet Bekteshi.

Dikur kjo vilë, që sot është kthyer në një lokal, në katin e parë banohej nga anëtarët e Byrosë Politike dhe që shumicën e të cilëve diktatori i shkoi në plumb.

“Libri autobiografik i Bekteshit sjell një rrëfim tronditës mbi fatin e një gruaje në Shqipërinë komuniste. Libri është i mbushur me personazhe realë që kanë pasur një rol në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Por ajo çfarë e bën interesant këtë rrëfim, është fakti se historia nis nga zemra e diktaturës siç ishte Blloku i udhëheqjes komuniste ku familja Bekteshi jetoi për një kohë të gjatë, për të vijuar më pas me përshkrimet rrënqethëse të internimit. Bekteshi na tregon se si njeriu mund të mbetet i bukur dhe plot dëshirë për jetën dhe pse është përshkruar nga vuajtje të mëdha”,thotë Bardhyli.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Djalli është gjallë, shëndetplotë dhe punon edhe jashtë orarit”

    “Djalli është gjallë, shëndetplotë dhe punon jashtë orarit për të...
Read More