Vera në privatësi, 10 rregulla për të mos “u zbuluar”

Për adhuruesit e fshehtësisë dekalogu i Garante sugjeron që të caktivizojmë opsionet e vendndodhjes në smartfon ose tablet

1. Mos u vini në dukje shumë me selfie e foto – në qoftë se postohen foto ose video, në të cilat duken persona të tjerë, është gjithmonë më mirë të pranosh para se ata të bien dakort, vecanërisht në qoftë se bëjnë tag me emër e mbiemër. Është mirë t’u kushtosh vëmendje fotove të fëmijëve.

2. Opsioni i vendndodhjes? Jo, faleminderit – për adhuruesit e fshehtësisë që nuk duan ta bëjnë të ditur ku ndodhen gjatë pushimeve verore, sugjerimi është të caktivizojnë opsionet e vendndodhjes në smartfon ose tablet, përvec atyre të rrjeteve sociale të përdorura.

3. “Hajdutët socialë” nuk shkojnë kurrë me pushime – duke postuar në rrjete sociale informacione rreth pushimeve mund të bëhet e ditur me ndonjë qëllim të keq që shtëpia është bosh. Rreziku rritet në qoftë se më vonë shkruhet për sa kohë do të qëndrojnë me pushime ose në cilat ditë.

4. Mos harroni të vendosni privatësinë në valixhen tuaj – është mirë të kontrollosh cilësimet e privatësisë në rrjetet sociale të përdorura, duke limituar dukshmërinë dhe statuset shpërndahen vetëm tek miqtë tuaj. Një tjetër rregull i mirë është të mos bësh miq të panjohur në rrjetet sociale.

5. Kujdes nga “paketat” – është mirë të jesh i vëmendshëm ndaj cdo mesazhi që përmban oferta të jashtëzakonshme për sa u përket udhëtimeve e shtëpive me qira për pushime, për shembull duke klikuar tek link që kërkojnë të dhëna personale ose bankare. Viruset, spiunët softëare ose phishinget mund të jënë në pritë.

6. Aplikacionet-provë të verës – në pushime shumë përdorues të ‘smartphonë’-ve ose tabletëve shkarkojnë aplikacione për lojëra, sugjerime turistike etj. Këto aplikacione mund të fshehin edhe viruse ose malëare. Për t’u mbrojtur ja disa rregulla të mira: shkarkoni aplikacionet nga tregjet zyrtare; lexoni me kujdes përshkrimet e aplikacioneve; konsultoheni me mendimet e përdoruesve të tjerë; shmangni që fëmijët të shkarkojnë aplikacione me mendjen e tyre.

7. Për ata që nuk mund të jetojnë pa WI-FI – lidhjet e ofruara nga baret, restorantet, vendpushimet në plazh e hotelet mund të mos jenë mjaftueshëm të mbrojtura. Kur nuk jeni të sigurt nga niveli i sigurisë së lidhjes ëi-fi, është më mirë të shmangësh përdorimin e shërbimeve që kërkojnë kredenciale hyrjeje ose blerje online me kartë krediti.

8. Zgjidhni një mbrojtje të lartë për të mos mbetur “të djegur” – përditësimet softëare të qëndrueshme dhe programet antivirus ndoshta edhe me anti-spyëare dhe anti-spam, mund të jenë masë paraprake për të shmangur vjedhjen e të dhënave ose shkeljen e privatësisë. Është mirë të mbani të përditësuar edhe sistemet operative.

9. Smartfonët dhe tabletët gati “për t’u nisur” – gjatë pushimeve mund të ndodhë që smartfonët ose tabletët të na humben ose të na i vjedhin: kështu që është mirë të veprojmë me zgjuarsi. Në përgjithësi, është e përshtatshme të mos ruash të dhëna shumë personale në pajisje dhe të merrni ndonjë masë paraprake të vogël, si kjo e shmangies që broëser e aplikacionet të memorizojnë kredencialet e hyrjes në faqe dhe shërbime.

10. Për të lundruar të qetë në botën e mesazheve – gjatë verës përdoren shumë sms, chati e sistemet e mesazheve. Por ndonjë mesazh mund të përmbajë virus, malëare ose vë në dukje rrezikun e spamit. Mund të përdoren pastaj disa masa paraprake të thjeshta: për shembull, mos iu përgjigj mesazheve që vijnë nga të panjohur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Këtë linjë në shuplakë disa e kanë, disa jo. Ja se çka do të thotë kjo për fatin tuaj në dashuri!

Nëse ju intereson se çfarë jete romantike do të keni, shikoni a...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *