Vetëm Harper Beckham mund të ketë një festë ditëlindjeje në Buckingham Palace!

Çdo vajzë gjashtë vjeçare do të vdiste për të pasur një ditëlindje me një princeshë të vërtetë.
E pra, Harper Beckham ishte një vajzë me fat pasi mbajti festën e saj të gjashtë të ditëlindjes në Buckingham Palace me askënd tjetër përveç Princeshës Eugenie.

Vajza më e vogël Beckham ishte veshur si Elsa nga ‘Frozen’ ndërsa mikeshat e saj ishin veshur si princesha të tjera të mirënjohura.

Prindërit krenarë, Victoria dhe David Beckham, treguan ditën e madhe të vajzës së tyre në Instagram me Davidin duke e përqafuar gjashtëvjeçaren që ndërroi fustanin duke u paraqitur me një fustan me dantellë krem.

Harper është fotografuar në hyrjen e Buckingham Palace si dhe brenda shtëpisë së Mbretëreshës me Princeshën Eugenie.
Është e paqartë se si Beckhamët morën një ftesë nga Pallati Mbretëror për te bërë festën aty ose sa do të kushtonte të merrnin me qira një dhomë të madhe për vajzën e tyre.

Ndoshta ishte diçka që kishte të bënte me OBE-në e fundit të Victoria-s?

Shkruar Nga
More from Redaksia

OSHEE: Vjen sërish drejtori Adrian Çela

Haki Mustafa nuk do jetë më drejtor i OSHEE. Vendimi u mor...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

revistamapooklogo-madam-mapo-png-e  mapo1   
¤