Vetëm një muaj pas lindjes së vajzës, shikoni si duket Floriana Garo

 

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqipar, Floriana Garo, para një muaji ndau me fansat e saj lajmin e gëzueshëm se ishte bërë nënë për herë të parë.

Ajo postoi në profilin e saj në ‘Instagram’ foto të duarve ‘nënë e bijë’, duke falenderuar ndjekësit për urimet e përzemërta dhe duke bërë të ditur emrin e së bijës, të cilën kishin vendosur ta quanin Adia.

Ditën e sotme ajo ka ndarë një tjetër foto me fansat e saj në ‘Instagram’, ku shfaqet duke buzëqeshur, e veshur me një fustan në ngjyrë rozë të lehtë, të gjatë deri në fund të këmbëve.

Moderatorja ndodhet në një ambjent në natyrë në Zvicër, ku po qëndron aktualisht. Ajo që bie në sy është gjendja super në formë e Florianës edhe pse ka vetëm një muaj që ka sjellë në jetë vajzën e saj.

 

 

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Vrasësi i heshtur’ i Adelajdës

  Kur kanë kaluar 6 javë nga vdekja e papritur e gazetares...
Read More