Vetëm tregu mund të na japë teatër dhe stadiume moderne

Nga Ervis Iljazaj

Dy ditë më parë u shpalos në ambientet e Kryeministrisë projekti i teatrit të ri kombëtar që do të zëvendësojë atë ekzistues, që të paktën në letër dukej një teatër i cili plotësonte të gjitha kushtet, për të qenë një godinë funksionale, për të qenë një ambient për artin, estetikën dhe funksionin e jetës shoqërore të Tiranës.

E megjithatë, debatet nuk reshtën. Shumë zëra publikë vazhduan ende të kritikonin shembjen e teatrit të vjetër, duke shpikur kritika pa vend dhe për hir të së vërtetës të sforcuara, kundër kësaj vepre. Duke filluar që nga fakti se ishte një projekt i imponuar, e deri te mënyra e ndërtimit që parashikohet të jetë nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat, ose e famshmja PPP.

Në fakt, për kontekstin shqiptar, për vetë buxhetin e vogël të shtetit shqiptar, vetëm tregu dhe logjika e kostove-përfitimit, mund t’i japë Tiranës, dhe Shqipërisë në përgjithësi, teatër, stadiume apo qendra të tjera kulturore moderne dhe funksionale që mund t’iu përgjigjen kërkesave të qytetarëve në ditët e sotme.

Sigurisht që në të gjitha këto debate që u krijuan për teatrin apo edhe për stadiumin e ri, ka dy këndvështrime që duhet të analizojmë, që mund të jenë të dyja të mirëpritura, por që duhet dhe një zgjedhje në favor të njërës apo tjetrës, dhe për këtë arsye është një çështje zgjedhjeje dhe vendimmarrjeje.

Nga një anë kemi të bëjmë më trashëgiminë kulturore, e cila, sigurisht që është shumë e rëndësishme për një shoqëri, por në kushtet shqiptare dhe kushtet në të cilat ndodhen ndërtesat që pasqyrojnë atë, siç ishte rasti i teatrit apo stadiumit, nuk i përgjigjen aspak kërkesës së qytetarëve. Nuk është e nevojshme të përmendim kushtet mjerane të ish-stadiumit apo të teatrit kombëtar, për të kuptuar se në këtë gjendje ato, patjetër mund të kenë një funksion trashëgime, por efikasiteti dhe utiliteti nuk e kanë aspak.

Në këtë kuptim, për të patur stadium dinjitoz apo teatro të tillë, mund të sakrifikojmë nga trashëgimia, në favor të funksionalitetit të tyre, sepse është e qartë që në këtë gjendje që janë sot, nuk kanë asnjë funksion real në të mirë të artit apo të sportit në përgjithësi.

Nga ana tjetër, buxheti i shtetit shqiptar nuk përballon dot ndërtimin e godinave të reja, kështu që ndërtimi i tyre në partneritet më privatin është pothuajse i pashmangshëm. Mirëpo, biznesi privat, për të kontribuar për ndërtimin ë ndërtesave të tilla logjikon më logjikën e fitimit, duke anashkaluar kështu traditën apo trashëgiminë kulturore. Prandaj, nuk mund të lihej stadiumi i ri në gjendjen e mëparshme, apo të ndërtohej diku tjetër. Sepse zona ekonomike dhe utiliteti i saj është logjika me të cilën funksionon një biznes privat, apo ndërtimi i një teatri të ri, me patjetër që e ka dhe një logjikë ekonomike.

Këto janë dilemat që, në kontekstin shqiptar duhet të zgjedhë një qeveri. Mund të zgjedhë të sakrifikojë trashëgiminë në favor të efikasitetit apo të lërë atë ashtu siç është, por që në aspektin e funksionimit dhe efikasitetit lë për të dëshiruar. Të dyja janë zgjedhje që mund të qëndrojnë. Qeveria Rama ka bërë zgjedhjen e saj, duke bashkëpunuar më privatin dhe duke prishur ndoshta një pjesë të trashëgimisë në këto dy raste, në favor të funksionalizimit dhe utilitetit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Të rifitojmë BE përpara se ta marrë Bannoni

Nga Radu Magdin Vetëpërmbajtja është një virtyt europian. Por vini re: Sot...
Read More