Veteranët e Ushtrisë së Kuqe tashmë grabisin paratë e bankave…



 

Që prej 25 vitesh ata janë në arrati dhe herë pas here kryejnë ndonjë sulm. Veteranët e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe, një organizatë militante e majtë, mendohet se kanë grabitur një furgon që transportonte para në Berlin të Gjermanisë.

Persona të maskuar e sulmuan furgonin me dy makina të zeza. Ata ia dolën t’i largohen policisë pasi kryen sulmin.

Burkhard Garweg (50 vjeç), Ernst-Volker Staub (64 vjeç) dhe Daniela Klette (60 vjeç) janë gjenerata e tretë e organizatës terroriste. Së bashku ata mendohet se kanë grabitur të paktën 2.5 milionë euro.

Treshja ka kryer të paktën 12 sulme mbi supermarkete dhe makina të blinduara.

I fundit u krye në vitin 2016 kur grabitën një transportues parash. Zakonisht ata i vënë flakën makinave me të cilat kryejnë krimin, por këtë herë e kanë lënë një makinë pas.

Një burim tha se një nga hajdutët doli nga dritarja e makinës dhe qëlloi mbi policinë. Gjithçka ishte si një film Hollivudi. Plumbat goditën makinën, por për fat askush nuk u plagos.

Ende nuk dihet sa para kanë vjedhur ata.

ushtria1ushtria2ushtria3ushtria4

 

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Legalizimi/ Kanadezët dalin të festojnë ditën e parë… me hashash

  Këtë të mërkurë, Kanadaja u bë tregu më i madh në...
Read More