Vetëtimat mund të parashikojnë fenomenet atmosferike

rrufe-1470518492-5975425

Rënia dramatike e vetëtimave mund të duket magjepsëse, elegante apo tmerruese, në varësi të largësisë së vrojtuesit ndaj saj. Por meteorologët i kanë konsideruar ato prej kohësh më shumë se një produkt dytësor i atmosferës, dhe kanë studiuar aftësitë e tyre për të parashikuar dhe madje nxitur ngjarje atmosferike.

Dy sensorë për detektimin e vetëtimave do të vendosen në hapësirë dhe imazhet e tyre do të shihen falas në internet.

“Jemi në epokën e artë të matjes dhe studimit të vetëtimave,” thotë Christopher Schultz, meteorologu dhe specialisti i vetëtimave i qendrës hapësinore në Huntsville, Alabama.

Në të gjithë botën vetëtimat godasin rreth 4 milionë herë në ditë dhe studiuesit janë përpjekur prej dekadash t’i ndjekin dhe masin ato.

“Kur unë fillova të punoj këtu në vitet ’80s, askush nuk e vriste mendjen,” tha Hugh Christian, profesor i universitetit të Alabama dhe drejtues i grupit që krijoi sensorët e vetëtimave. “Por tani të gjithë pranojnë se vetëtimat dhe shpeshtësia e tyre ka lidhje me intensifikimin e stuhive”, thotë ai.

Kjo do të thotë se sa më shumë të dime për aktivitetin e vetëtimave aq më shumë informacion mund t’i jepet njerëzve për mundësi kushtesh të rënda moti si breshëri apo tornadot.

Ekspertët shpresojnë në monitorojnë rreth 90 për qind të vetëtimave në Hemisferën Perëndimore me anë të instrumenteve fotografike hapësinore dhe radio-sensorëve në tokë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pasi ngriu vezët, Bleona lajmërohet nga spitali

Një video të cilën këngëtarja Bleona Qereti e postoi sot në rrjete...
Read More