Vetingu i ‘mbytur’ në dosje, zbardhet dokumenti: Kemi 5 mijë korrespondenca, duam punonjës shtesë

Deri më tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkëmbyer mbi 5 mijë shkresa me institucione të tjera të cilat japin informacion për gjyqtarët e prokurorët që po i nënshtrohen vetingut. Këtu përfshihet edhe informacioni sekret që shkëmbehet mes palëve.

Në një shkresë dërguar Kuvendit të Shqipërisë dhe qeverisë, të siguruar nga Report TV, KPK raporton se çdo kërkesë për informacion ju dërgohet 36 organeve, ku përfshihen bankat, degët e tatimeve, zyrat vendore te regjistrimeve te paluajtshme, ILDKPKI, Prokuroritë, degët e ALUIZNI-it, etj.

Ne strukturën e Komisionit është parashikuar vetëm 1 specialist protokoll/arkive. Gjate kësaj periudhe te pare te punës, është vene re se specialisti është përballur me një volum te larte pune qe rrjedh nga sasia e madhe e dokumentacionit hyrës dhe dalës qe duhet te pranohet dhe te shpërndahet ne trupat gjykuese. Me konkretisht, vetëm gjate 6-mujorit te pare te vitit 2018 numri rendor i protokollimeve ka arritur mbi 5 mije. Duhet theksuar se një shkrese dalëse me ane te se cilës kërkohet informacion, dërgohet ne 3 6 drejtime te ndryshme (ku përfshihen bankat, degët e tatimeve, zyrat vendore te regjistrimeve te paluajtshme, ILDKPKI, Prokuroritë, degët e ALUIZNI-it etj.) Sipas kërkesave te dërgimit postar, ne 9do zarf duhet te shënohet adresa e marrësit dhe te plotësohet fleta e lajmërim-marrjes, për te vërtetuar marrjen ne dorëzim te tij. Këto kërkesa kane bere qe specialisti i protokollit te punoje pothuajse përditë mbi orarin zyrtar te punës, madje edhe ditët e shtuna apo te pushimeve zyrtare. Ne shume raste specialisti është ndihmuar nga punonjës te tjerë te Komisionit, te cilët kane krijuar vakum ne punën e tyre te përditshme”,-thuhet në dokument.

Ky fluks i madh dokumentacioni nuk po përballohet nga stafi aktual i shkallës së parë të vettingut.

Në shkresën që mban datën 28 qershor, Genta Bungo drejtuese e KPK-së, i kërkon Kuvendit dhe qeverisë të miratojë një shesë në staf prej 17 punonjësish.

Specifikisht KPK kërkon njerëz të specializuar e të përgjegjshëm për menaxhimin e postës sekrete.

Ngarkesës se përditshme ne ketë sektor, i shtohet edhe mbajtja e postes sekrete, qe ka specifika te veçanta për ruajtjen dhe përpunimin e dokumentacionit, dhe kërkon me shume përqendrim. përgjegjësi dhe përgjegjshmëri te larte. Duke pasur parasysh sa me sipër, kërkojmë shtese ne personel me 2 specialiste shtese protokoll/arkive”,-vijohet me kërkesën e shkallës së parë të vettingut.

Kërkesa kryesore është për ekonomistë, 8 të tillë, për të përpunuar informacionin pasuror që vjen për prokurorët e gjyqtarët.

Kërkohen edhe 2 përkthyes shtesë për ONM-në, 2 punonjës protokolli, 3 sekretarë shtesë gjyqësorë, 1 specialist prokurimesh dhe një sanitare.

Edhe shkalla e detyrë e vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë për rritje pagash.

Natasha Mulaj kërkon që Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi të rrisin pagat për sekretaritë e tyre gjyqësore dhe stafin ndihmës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rita Ora shfaqet shumë joshëse në këtë video, ekspozon më shumë…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto javë ka mbajtur turin...
Read More