Vetingu i Ramës në politikë, refuzimi i Xhafës dhe e ardhmja e pasurive të politikanëve…

U deshën tre vjet debat që vetingu në drejtësi të fillojë të japë rezultatet e para.

I ngazëllyer se ishte pikërisht Reforma në Drejtësi që i vuri vulën marrjes së rekomandimit për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama lëshoi tymnajën e rradhës.

“…21 persona janë përjashtuar nga sistemi i drejtësie. Do ketë një fazë të re jo vetëm që sistemi të pastrohet, por të veprojë si një sistem i pastër ndaj kujtdo që ka hesap për të larë më drejtësinë.

Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës apo prokurorë të largohen, por të përgjigjen, ashtu si edhe politikanët, zyrtarët e lartë dhe shkelësit e tjerë të ligjit, përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit…”, tha Rama në Kuvend duke sjellë edhe reagimet e para.

Por sa i vërtetë është Rama në këtë rast?

Mjafton të kujtojmë se vetëm pak kohë më parë kur në Komisionin e Sigurisë po diskutohej projektligji për vetingun në polici, deputetët e PS-së rrëzuan propozimin e parë të PD-së, sipas të cilit ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të ishin subjekt i vetingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.

Duhet thënë, për hir të së vërtetës, se Xhafaj ishte shprehur dakord për veting vetëm kur të kapte gjithë politikanët. Pra tani nuk ishte koha…

Ndërkohë paralelisht me vetingun në drejtësi, po zhvillohet verifikim pasurie në polici, për të cilën vetë sindikata e policëve ka çuar një letër zyrtare për ta shtyrë si proces për shkak të kohës së pamjaftueshme për të plotësuar dokumentet nga policat dhe tarifat e larta që kërkojnë, mbi 3000 lekë të reja. Pra edhe në polici andralla të reja…

… Me këtë ritëm i bie që vetingu në politikë i Edi Ramës të bëhet bash kur Shqipëria të futet në BE, atëherë kur edhe vetë Rama ka pranuar se nuk do të jetë në politikë, por diku duke u marrë me receta gatimi…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Stafi i ALBtelecom dhuron “jetë” për fëmijët talasemikë

Si një prej kompanive më aktive në fushën e përgjegjësisë sociale të...
Read More