Vetingu kërkon kohë, KPK shtyn vendimin për Altina Xhoxhajn

Duhej të dilte në orët e paradites së kësaj të mërkure me një vendim përfundimtar në lidhje me fatin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Por, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë në momentin e fundit nxjerrjen e vendimit.

Shtyrja është bërë për shkak të kohës që kërkohet në llogaritjen e likuiditetiteve në deklaratën e pasurisë së gjyqtares.

Trupa e KPK-së njoftoi se vendimi do të dalë më datën 3 maj.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Këshilla: Ushqimet e mira për shëndetin e gruas

Këto “superushqime” janë të pasura me lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë gratë...
Read More