Vetingu në Kushtetuese: Pas Fatos Lulos, tani radha e Vitore Tushës



Procesi i vetingut, pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi tashmë ka nisur dhe i pari që ka kaluar në “sitë” në radhët e Gjykatës Kushtetuese ishte Fatos Lulo.

Pas Lulos, tashmë radhën e ka një tjetër anëtare, gjyqtarja Vitore Tusha.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 4 prill ora 11.00 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Alma Faskaj

Në seancën e parë, Fatos Lulo u përjashtua nga KPK për shkak se nuk arriti të justifikojë një pasuri prej 580 mijë dollarësh.

Përmes avokatit të tij, ai e ka apeluar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimi.

Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese është aktualisht jashtë funksionit pasi ka mbetur me vetëm 5 anëtarë nga 9 që duhet të ketë në total.

Pas këtij filtri nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për gjyqtarët kushtetues, procesi i vetingut do të shtrihet tek gjyqtarët e lartë, anëtarët e këshillit të emërimeve në drejtësi, anëtarët e këshillit gjyqësor dhe atyre të këshillit të prokurorisë.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Historia e trishtë e studentes Hannah Cornelius, e dhunuan dhe e vranë…

    Harrojeni Oscar Pistorius. Afrika e Jugut ka risjellë në qendër...
Read More