Vetitë kurative të hithrës, ja për çfarë përdoret

Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, astmës, bronkitit, gurëve në veshka dhe sklerozës. Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët

Hithra është aq e mirë saqë praktikisht mund të çojë në falimentimin e farmacive. Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por pavarësisht drithërimës është e pamundur të heqësh dorë prej saj. Në Shqipëri përdorimin më të shpeshtë e gjen si mbushje në gatimet e byrekut, por edhe të zier si sallatë. Por hithrat janë përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri. Hithra është aq e mirë saqë praktikisht mund të çojë në falimentimin e farmacive. Ajo që duhet të dimë është se në luftën kundër alergjive, të gjitha ilaçet shoqërohen me efekte të shumta anësore. Ndërsa hithra jo vetëm që nuk ka asnjë efekt anësor, por edhe të jep përfitime të tjera shëndetësore.

Bima

Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, astmës, bronkitit, gurëve në veshka dhe sklerozës. Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët. Sot në Gjermani hithrat shiten si një bimë medicinale për sëmundjet e prostatës. Ajo përdoret gjerësisht në përgatitjen e shumë ilaçeve kundër inflamacioneve. Në Shtetet e Bashkuara, gjethet e hithrave përdoren shumë për sëmundjet e reumatizmës, artritit, tensionit të lartë të gjakut dhe alergjive. Rrënjët e hithrave përdoren edhe si kurë natyrale për rënien e flokëve, ciklet femërore, hemorroidet dhe ekzemën. Nëse e vendosni hithrën në gishta ose në zona të tjera të prekura nga artriti, dhimbjet mund të qetësohen deri në 85%. Siç mund ta keni kuptuar, përfitimet që vijnë nga hithra janë shumë të mëdha sa vështirë të renditen të gjitha në një copë letër.

Përdorimi

Mjafton të zieni hithrat në ujë të valuar dhe lëngun ta konsumoni çdo ditë. Megjithatë para se të bëni këtë duhet të konsultohuni me mjekun sepse hithrat mund të ndikojnë te një sërë ilaçesh. Është provuar që nëse jeni duke marrë ilaçe për diabet dhe pi lëng hithre atëherë niveli i rrahjeve të zemrës, tensionit të gjakut dhe sheqernave në gjak do të ulet ndjeshëm.

Djegia

Shumica prej nesh e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen dhe përvëlimin që ndjen kur prek hithrën qoftë edhe aksidentalisht. Po çfarë ka kjo bimë që na djeg kaq shumë? Një mësues kimie ka shpjeguar që hithrat janë të mbuluara me push. Në momentin që pushi bie në kontakt me lëkurën, majat e pushit thyen dhe shërbejnë si gjilpëra të holla përvëluese duke transmetuar helmin e hithrës nga bima në lëkurë. Dikur mendohej që burimi fillestar i dhimbjes nga pickimi i hithrës ishte një acid, por së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar që ky acid është në nivele shumë të vogla. Tani, kimistët fajësojnë tri kimikate të njohura, si: histamina, acetiklolina dhe serotonina që gjenden në vrerin e bimës. Çuditërisht serotonina është një neurotransmetues i njohur si “Hormoni i Lumturisë”, por i kombinuar me dy kimikatet e tjera funksionin si irritues. Të tre “musketjerët” e vrerit të hithrës shkaktojnë inflamacion dhe shumë dhimbje. Arsyeja përse djegia dhe dhimbja zgjasin shumë është se në lëngun e lëshuar gjenden edhe dy acide të tjera (tartarik dhe oksalik) që së bashku shkaktojnë shumë dëm. Nëse përballeni me një takim të tillë “përvëlues” me hithrën mos bëni banjë ose mos u lani me ujë të ngrohtë. Kruarjet dhe irritimi do të zgjasin më shumë. Shkrini pak sodë buke në ujë dhe me të lyeni zonën e irrituar. Edhe lëngu i aloe verës dhe kompresat e ftohta do t’jua zbusin sadopak dhimbjen.

 

Vlerat kryesore të hithrës

Hithrat stimulojnë sistemin limfatik dhe fuqizojnë sistemin imunitar

Hithrat çlirojnë nga simptomat e artritit

Hithrat luftojnë alergjitë

Ndihmojnë me diabetin

I japin forcë fetusit te nënat shtatzëna dhe ndihmojnë me prodhimin e qumështit për gratë lehona

Çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve

Shkatërron gurët në veshka dhe ndihmojnë me shkarkimin e ujërave të tepërta

Ul tensionin e lartë të gjakut

Ndihmon me sëmundjet respiratore

Ndalon gjakderdhjen

Zvogëlon inflamacionin

Redukton rreziqet e kancerit të prostatës

Minimizon të vjellat

Shëron nga i ftohti

Lehtëson nga diarreja

Ndihmon me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin

Duke u përdorur si larës goje, mbron dhëmbët nga probleme të shumta

Ndihmon në trajtimet e sëmundjes së Alzheimer dhe sëmundje të tjera nervore

Shkatërron krimbat e zorrëve dhe parazitët

Mbron shëndetin e tiroideve, shpretkës dhe pankreasit

Burimi: AgroWeb.org

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Përfundon sulmi i SHBA në Siri, ja çfarë ka ndodhur gjatë natës

Presidenti amerikan, Donald Trump hyri në aksion pas sulmit të armëve kimike...
Read More