Vetmia është pothuajse aq vrastare sa duhani



lonliness-is-deadly

Çfarë kanë të përbashkët konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit dhe mungesa e shoqërisë? Të gjitha nga këto e kanë pothuajse rrezikun e njëjtë që ndërlidhet me vdekjen e parakohshme.

Po pra, të gjitha ato ftesa që i keni injoruar për të dalë me dikë mund të jenë duke iu shkaktuar më shumë dëme sesa që keni imagjinuar. Studimet kanë treguar se izolimi social është aq i dëmshëm për shëndetin tuaj sa obeziteti, duhanpirja, alkooli dhe shtypja e lartë e gjakut.

Siç duket, vetmia është ndër problemet më të mëdha shëndetësore me të cilën janë duke u ballafaquar tani njerëzit. Njerëzit e vetmuar po vdesin më herët dhe po kanë më shumë probleme shëndetësore. Më e keqja qëndron te fakti se kjo temë është tabu – askush nuk dëshiron ta pranojë se është i/e vetmuar.

Por, çfarë mund të bëhet rreth kësaj? Nuk është lehtë ta pranoni se jeni të vetmuar, por nëse filloni të bëheni më të shoqërueshëm, kjo mund të jetë tejet e mirë për shëndetin tuaj.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Rudy Giuliani, alternativa e Presidentit Trump për ta vendosur në postin e Sekretarit të shtetit.

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani shihet si alternative e mundshme e...
Read More