Vettingu në polici, shtyhet data për dorëzimin e formularëve

Pas debatit se data 5 maj, rrezikon punjonjësit e policisë së shtetit për të mos dorëzuar në kohë 3 formularët në kuadër të Vettingut, ministria e Brendshme ka shtyrë datën. Afati i fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit për Vettingun në policinë e shtetit, është data 7 maj. Për t’i ardhur në ndihmë këtij procesi, ministria e Brendshme ka bërë disa sqarime që lidhen me dokumentacionin.

1-7 maji është data e fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit

2-Formulari i vetëdeklarimit nuk ka nevojë të shoqërohet me asnjë dokumentacion shtesë.

3-Fromulari i vetëdeklarimit nuk ka asnjë kosto financiare

4-Formulari mbushet elektronikisht printohet, firmoset dhe dorëzohet

5-Deklarohen të ardhurat nga dita e parë e fillimit të punës në institucion

6-Personat e lidhur me punonjësin në momentin e deklarimit (ata që figurojnë në certifikatën familare apo bashkëjtues), deklarojnë për të njëjtin hark kohor

7-Gabimet materiale apo pamundësia për të siguruar të dhëna në institucionet shtetërore për të ardhurat financiare nuk penalizojnë

8-Deklarohen pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi apo përdorim, pavarësisht të regjistruara, legalizuara ose jo

9-Deklarohen të ardhura dhe shpenzime pavarësisht ekzistencës formale të kontratave për shembull qera pa kontratë, punësim informal etj

10-Deklarohen vetëm logaritë bankare aktive

Shkruar Nga
More from Revista User

Ushtrimet fizike pa kalkulim të kalorive janë të padobishme

Shpeshherë kemi dëgjuar dhe lexuar se ushtrimet fizike janë aspekti më i...
Read More