Vetullave tatuazh u ka ikur koha, mësoni çfarë duhet të dini për teknikat e reja të mbjelljes me fije

Nëse vite më parë, femrat i bënin tatuazh vetullat, për t’i dhënë një formë të caktuar, dhe kjo gjë dukej metra larg, tani janë zhvilluar teknika të reja më pranë natyrales. Mikroblading është një teknikë kozmetike e avancuar shumë e përhapur e cila ka zëvendësuar teknikën e sipërpërmendur.

Vetullat e lyera me bojë, shumë larg natyrales, duket se ka qenë gabimi i shumë vajzave të reja (ndër të fundit ka qenë dhe artistja Alberie Hadergjonaj qe e ka pranuar- lexoni këtu sesi këngëtarja po përpiqet të rikthejë vetullën natyrale) , por tashmë në qendrat estetike kanë filluar të aplikojnë metoda më bashkëkohore. Mbjellja e vetullave ose bërja tatuazh me fije po përhapet në masë, por sërisht duhet të informoheni nëse kjo teknikë është e sigurtë për ju apo jo !

Më poshtë Living do të rendisë 5 gjërat që duhet të dini përpara se të mbillni vetullat ose t’i bëni tatuazh.

Mikroblading nuk është një metodë e përhershme ndonëse estetistet mund t’ju thonë një gjë të tillë. Mund të zgjasë nga 4 javë deri në 36 muaj

Jo të gjitha femrat mund t’i bëjnë vetullat tatuazh. Nëse keni lëkurë të yndyrshme vuani nga eczema apo psoriasis nuk mund ta bëni një trajtim të tillë.

Jo të gjithë mund ta bëjnë një procedurë të tillë, ndaj siguroheni që personi është kualifikuar për një shërbim të tillë.

Është normale që në fillim vetullat t’ju duken shumë të errëta pasi janë tepër të pigmentuara. Boja zbehet me kalimin e kohës dhe pamja juaj do të jetë më natyrale.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përfundon sot Java e Bibliotekës

Sot përfundon edicioni i 15 i Javës së bibliotekës, që këtë vit...
Read More