Video/ Atentati në Vlorë, momenti tragjik kur familjarët mësuan vdekjen e drejtorit të OSSHE

Drejtori i OSHEE-së së Vlorës, Roland Saliu ishte një nga dy viktimat e atentatit të pasdites së djeshme, në “Sheshin e Flamurit”.

Dyshohet se Saliu ishte viktimë aksidentale në këtë atentat. Saliu dhe biznesmeni Erven Hyseni janë vrarë me kallashnikov në kohën kur ndodheshin në lokalin e këtij të fundit.

Disa nga familjarët e tij ndodheshin në lokal. janë momente tragjike ato të përballjes së familjareve me skenën e rëndë, siç shihet edhe në pamjet e AbcNews.

Pronar i lokalit, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatoreve humbi jetën disa minuta pas ngjarjes në spitalin rajonal të Vlorës.

Vrasësit u larguan nga vendngjarja dhe në fshatin Panaja braktisën mjetin e tyre. Policia e gjeti të djegur makinen tip BMW me targa AA 348 PO.\

Policia po heton për të kaluarën e Erven Hysenit i cili dyshohet si objektiv i atentatit. Ai ka në pronësi të tij një televizion lokal, një hotel dhe lokalin ku humbi jetën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksidenti nga deputeti Rakipi, flasin të afërmit e viktimës: Ne pamë gjithçka

Dëshmitarë të aksidentit tragjik që u shkaktua nga deputeti i PDIU-së, Aqif...
Read More