Video e armatimit: “Ç’do i thotë Rama gazetares së Euronews?”



Policia e Tiranës bëri të ditur sot se ka arestyar dy persona, të quajtur Adil Mersinllari dhe Bledar Muçollari, të cilëve iu është sekuestruar një arsenal i vërtetë armësh të rënda dhe municionesh.

Kështu, atyre iu janë gjetur 57 kallëpe tritol, 103 granata, 100 ndezës granatash, 1 granatahedhës, 23 predha granatahedhësi, 20 kuti eksplozivi shumë të fuqishëm, 3 murtaja, 2 mitralozë të rëndë, 216 copë krehëra fiskehësh kalibri të ndryshëm, etj.

Menjëherë pas lajmit për arrestimin, reagoi Partia Demokratike.

Nënkryetari Edi Paloka tha se tani kryeministri nuk ka çfarë i thotë gazetares së Euronews.

“Kur gazetarja e Euronews e pyeti për trafikun e armëve, Edi Rama iu hakërrye keq, sikur ajo po sajonte e po shpifte. Por sot është kapur një grup që trafikonte jo vetëm armë të lehta, por dhe mitralozë e granata. Rama me siguri nuk di më pak se gazetarja e euroneës, por mundohet ti fshehë këto trafiqe e trafikantët, dhe madje ti mbrojë ata. Siç bëri me Balilin, siç bën me Habilajt e shumë banda të tjera. Po krimet janë të rënda shumë e nuk mbulohen dot prej tij. Të habiturin e të paditurin bëri dhe për avionët e drogës, po ato mbushën qiellin. Është e qartë se Rama s’ka padije për këto punë, se këto punë bëhen me licesën e tij. Ai thjesht mundohet t’i fshehë,” tha Paloka.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Seks, drogë…dhe përçarje

Katër ngjarjet e ditëve të fundit dhe lidhjet politike që nxjerrin në...
Read More