Video: Hakerat publikojnë listën e vrasësve shqiptarë me pagesë

hakeratNjë haker, që përdor pseudonimin bRpsd ka hyrë në një portal të një grupi mafioz shqiptar, të quajtur Besa, duke ekspozuar online shërbimin e tyre të vrasjeve me pagesë.

Ata ofrojnë edhe shërbimin e plagosjeve dhe rrahjeve me pagesë.

Të dhënat u publikuan fillimisht në faqen Files.fm më 23 prill.

Edhe faqja shumë e njohur, Softpedia ka shkarkuar të dhënat dhe ka verifikuar përmbajtjen e tyre.

Mafia Besa është emri i një prej organizatave kriminale më të madhe shqiptare.

Grupi është shumë aktiv në Europë, por edhe në kontinente të tjera.

Faqja e tyre në Dark Web ofron shërbimin e vrasësve me pagesë.

Nga të dhënat e vjedhura nga kjo faqja rezultojnë 38 urdhra për të goditur dhe 268 mesazhe personale.

Në të dhënat e vjedhura janë edhe 60 foto të shënjestrave të supozuara.

Hakeri ka publikuar edhe të dhëna të administratorit të faqes dhe detaje për 300 llogari.

Në faqe kishte edhe kërkesa nga disa persona që të bëheshin vrasës me pagesë.

Mafia Besa u kërkonte aplikantëve të plotësonin disa kushte nëse donin të bëheshin pjesë.

Një prej tyre ishte që t’i vinin flakën një makine, teksa e regjistronin në video.

Një prej videove është më poshtë.

Në një prej mesazheve lexohej: “Këtu është fotoja e saj. Futjani një plumb në kokë. Nuk dua që trupi i saj të shihet në publik. Do ishte mirë ta vrisni para të hënës tjetër. Ajo jeton me prindërit, ndaj do ishte mirë ta vrisnit kur ajo shkon në shkollë”.


Besa mafia burning car by lucindajschumann

Shkruar Nga
More from revista mapo

Afatet e reformës: Ja çfarë ndodh në shtator dhe kur nis kontrolli i gjykatësve

Brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi të ndryshimeve kushtetuese Presidenti duhet...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.