Video/ Himni i Botërorit “Live it up!” i Era Istrefit, 4.5 mln klikime në 24 orë

Për 24 orë himni i Kampionatit Botëror “Rusia 2018” është parë mbi 4.5 milionë herë.

Pasi doli vetëm kënga audio tashmë atë mund ta shikoni edhe me klip i cili u publikua dje.

Kënga këndohet nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.

Kampionati Botëror do të fillojë më 14 qershor.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në mes të Rusisë e Arabisë Saudite dhe një numër i madh i njerëzve, adhurues të futbollit mezi po presin që të nis ky Kampionat.

Ere Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam do të jenë zërat kryesorë në këngën e Botërorit, të tre janë shprehur të lumtur që u është dhënë rasti të marrin pjesë në një organizim kaq madhor siç është ky i FIFA-s.

Menjëherë pasi në mediat e huaja u konfirmua se kush do të jenë këngëtarët që do të performojnë ishte Will Smith ai i cili e zbuloi emrin e këngës nëpërmjet publikimit të një fotografie ku edhe e etiketoi Erën.

Ndërsa sot për FIFA 2018 ai u shpreh se bashkëpunimi me Erën dhe Nicky-n përfaqëson harmoni.

“Është nder kur të kërkohet të performosh për Kupën e Botës në FIFA 2018. Kjo ngjarje globale sjell njerëz nga e gjithë bota për t’u gëzuar, qeshur, festuar dhe provuar magjinë.

Bashkëpunimi me Nicky, Diplo dhe Erën në këtë rrugë përfaqëson harmoni. Në fund të ditës thjesht duam ta shohim botën duke vallëzuar’’, ishte prononcimi i tij për faqen zyrtare të FIFA-s ndërsa për ta lexuar deklaratën e Erës shikoni në lajmin që ju sjellim poshtë këtij teksti.

Ricky Martin ka dëgjuar këngën “Live it up” të Era Istrefit dhe yjeve botërorë, Nicky Jam dhe Will Smith.

Po, po dhe me siguri Era do këtë ‘fluturuar në qiellin e shtatë’ nga gëzimi kur ka parë këtë koment.

“Ju lumtë!”,- shkruan Martin në videon e postuar nga Will Smith në Instagram ku është bërë ‘tag’ dhe Era bashkë me flamurin shqiptar.

Shijojeni videon e këngës…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Afganistan/ Tre gazetarë të Radios ‘Evropa e Lirë’ humbën jetën nga dy sulmet kamikaze në Kabul

  Dy sulme të koordinuara vetëvrasëse në Kabul vranë së paku 29...
Read More