Video: Ja kompleksi më i mirë turistik në Shqipëri

Këto ditë, kur Klemend Balili është emri më i përfolur në median shqiptare, përveç tij, po flitet shumë edhe për resortin turistik, Santa Quaranta në Sarandë.

Ky është me shumë gjasë kompleksi më i mirë turistik në Shqipëri, pronë e familjes Balili.

Në inaugurimin e tij ishin disa zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, që e vlerësuan si shembullin më të mirë të zhvillimit të turizmit.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka postuar një video nga resorti, me këtë shënim: “Nje udhetim fantastik brenda ambjenteve luksoze dhe te mrekullueshme te kompleksit me te mire turistik ne Shqiperi, Santa Quaranta ne Sarande. Vizitojeni vetem njehere dhe nuk keni per ta harruar kurre…”

Sipas disa mediave, prania e zyrtarëve të lartë në inaugurim po nxjerr në pah edhe se me kë është i lidhur Balili, i njohur si Eskobari i Ballkanit.

Kurse në rrjetet sociale ka nisur humori: “Në qeveri po zihen sepse nuk i ndajnë dot se të kujt janë kriminelët”.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Masakra në Palasë, 30-vjeçari vrau dhe përçudnoi fëmijën

Jorgo Zani 30 vjeç u arrestua, pasi më herët banorë të Palasës...
Read More