Video: Përplasje brenda gjykatës, gjakoset deputeti demokrat Edmond Spaho

Deputetët e opozitës janë përplasur me policinë në derën e sallës së Gjykatës së Tiranës ku pritet të mbahet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit për protestën e Rrugës së Kombit.

Deputetët kanë tentuar të futen në sallë por nuk janë lejuar.

Ata akuzojnë policinë se i nxiori jashtë me dhunë.

Dera e hyrjes në sallën e seancës është thyer.

Deputeti demokrat Edmond Spaho doli i gjakosur para mediave.

Ai tha se nuk janë lejuar të futen në seancë.

“Edi Rama nuk do ia dalë me dhunë,” tha ai.

“Ky është shteti diktatorial, do i vijë fundi shpejt”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

PD me pankarta, Berisha: Dëshmitarin e mbrojtur e shiti Edi Rama

Deputetët e Partisë Demokratike kanë zgjedhur një formë të veçantë për të...
Read More