Video që po thyen rrjetin: A po çmendet bota?



emigrantetJavën e shkuar, debati publik në botë u dominua nga çështja e një gorille. Një fëmijë vetëm 4 vjeç ra brenda rrethimit të gorillës Harambe. Autoritetet e vranë gorillën, por më vonë u mësua se ajo po përpiqej të mbronte fëmijën. Ngjarja u regjistrua në SHBA. Teksa ironizon rastin e gorillës dhe reagimet e shumta në botë, gazeta britanike “Independent” sjell një video të fuqishme. Më poshtë teksti dhe videoja:

“Ndërkohë që bota u çmend pas një gorille këtë javë, më shumë se 1 mijë njerëz u mbytën në Mesdhe”.

“Pas vdekjes së Harambes është hapur një hetim kriminal”.

“Nëna e fëmijës ka marrë kërcënime me vdekje dhe abuzime raciste”.

“Një peticion ‘Drejtësi për Haramben’ është nënshkruar nga mbi 400 mijë persona”.

“Ndërkohë java e shkuar shënoi një rritje të vdekjeve dhe mbytjeve të anijeve në Mesdhe”.

“Gjatë tyre, më shumë se 1 mijë persona mendohet se kanë vdekur teksa realizojnë këtë kalim të rrezikshëm drejt Europës”.

“Ndërsa konflikti dhe paqëndrueshmëria vazhdojnë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, imazhe si këto vazhdojnë të jenë të zakonshme”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Një Amerikan dhe Reforma në Drejtësi

Nga Kujtim Çashku* Duke bashkëbiseduar me amerikanin Xhorxh Fred Williams, ndjenja se...
Read More