Video që po thyen rrjetin: Biseda e një fëmije me mikun e saj imagjinar…

Ky është momenti kur një fëmijë relativisht i vogël po zhvillon një bisedë me një mik imagjinar në telefon, duke e informuar “atë” me thashethemet e fundit. Fëmija nga Dublini u filmua duke folur në një telefon fiks nga i ati, i cili më pas videon e postoi në internet.

Video është bërë në një hotel dhe që nga fillimi i muajit Daily Mail shkruan se është parë më shumë se 26.000 herë.

Fëmija tregon përmes një bisede imagjinare se është shumë e uritur dhe kishte etje dhe se si babai i saj vijonte të bënte foto teksa ajo fliste në telefon.

Ndër të tjera, ajo tha:  “Ja ku jam!”

“Unë po shkoj vetëm me veten time. A e di ku po shkoj? Unë po shkoj në park.”

Në fund të kësaj bisede dëgjohet babai i saj teksa i thotë të bijës nëse është gati të shkojë në park dhe ajo i thotë shokut të saj imagjinar: “Po shkojmë!”

Më poshte video e publikuar nga Daily Mail:

Shkruar Nga
More from Redaksia

Turqia në prag të zgjedhjeve

Turqia shkon në votime këtë të dielë dhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan...
Read More