Video që tronditi opinionin: Vrasja e Elton Çiços, gjykata dënon me burg përjetë Jani Aliajn

Gjykata Penale ka dënuar  me burg përjetë në mungesë Jani Aliajn, i akuzuar për vrasjen e Elton Çiços.

Elton Çiço u ekzekutua mbrëmjen e 1 majit 2016 tek lokal “De Niro” në kryeqytet.

Jani Alia, i cili ndodhet në arrati, akuzohet për kryerjen e vepres penale “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje e armeve, municionit luftarak, bombave apo minave”.

Po ashtu Renato Milloshi akuzohet per kryerjen e vepres penale “Moskallëzim krimi”.

Ndërsa efektivi i policisë Alban Trimi dhe mjeku Redian Rraja akuzohen për kryerjen e veprimeve qe pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Me vrasjen e Çiços lidhet edhe emri i Nelgert Patës, i cili tashmë nuk jeton më pas i u ekzekutua rreth një vit e gjysmë më parë në rrugën Fier-Seman.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nis pastrimi i Shqipërisë, por shihni çfarë shkruan “The Telegraph”

Ditën e sotme ka nisur aksioni ‘Ta pastrojmë Shqipërinë’, i cili do...
Read More