Video/ Rusi, shpërthime në metronë e Shën Pjetërburgut. 10 viktima

(KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE +18)

Dy bomba me gozhda shpërthyen në metronë e Shën Petersburgut, duke vrarë të paktën dhjetë persona.

Shpërthimi i dyfishtë që ka tronditur metronë e Shën Pjetërburgut gjatë kësaj të hëne, kanë ndodhur në stacionet pranë sheshit “Sennaya Ploschad”, i cili është mbuluar krejtësisht nga tymi, si dhe pranë universitetit “Tekhnologichesky Institute”.

Shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që njerëzit po evakuohen me shpejtësinë maksimale.

Nga raportimet paraprake thuhet se njëri prej shpërthimeve ka ardhur nga një automjet i parkuar pranë, ndërsa janë shënuar edhe mbi 50 të plagosur, sipas informacioneve të organeve ligjzbatuese lokale. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Të paktën njëra nga pajisjet shpërthyese ka pasur edhe agjentë shkatërrues, ndërkohë që 7 stacione të tjera të “linjës blu” janë mbyllur përkohësisht.

Hyrja dhe dalja në stacionet e Institutit Teknologjik dhe sheshit “Sennaya Ploshchad” janë mbyllur, ndërsa trenat që kanë qenë në qarkullim janë detyruar të largohen pa ndaluar.

Kompania e metrosë thotë se të gjithë pasagjerët po evakuohen.

Presidenti Vladimir Putin ndodhej në Shën Pjetërburg këtë të hënë për bisedime. Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të thotë se, presidenti është informuar mbi shpërthimet.

Presidenti rus Vladimir Putin vizitonte qytetin e Shën Pjetërburgut sot dhe pritej të fliste edhe me homologun bjellorus më vonë gjatë ditës.

Në një deklaratë urgjente të tij, pasi thuhet të ketë lënë Shën Pjetërburgun, Putin ka thënë se Rusia do të marrë të gjitha masat për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.

“Autoritetet e qytetit dhe, nëse nevojitet, autoritetet federale do të ndërmarrin të gjitha masat për të mbështetur familjet e viktimave dhe të të plagosurve”,- është shprehur Putin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Peru: Konfiskohen 1520 bretkosa që shiteshin ilegalisht

Autoritetet e Perusë kanë konfiskuar 1520 bretkosa që është dashur të përfundojnë...
Read More