Video: Shikoni si e shmang Meghan Markle momentin e sikletshëm me Mbretëreshën

Dukesha Meghan Markle të enjten kishte daljen e saj të parë publike me Mbretëreshën Elizabeth II.

Nuk është më një sekret që Meghan nuk i di të gjitha rregullat etike të familjes mbretërore, por e mira është që ajo po i mëson.

Ndërsa të dyja po ktheheshin nga ngjarja për t’u futur në makinë, Meghan ndaloi dhe pyeti një punonjës të stafit nëse ajo duhej të futej e para, apo jo.

Ajo i shkoi pranë mbretëreshës duke e pyetur: “Dëshiron të futesh e para?” dhe u duk sikur mbretëresha i tha asaj “vazhdo ti e para”.

Një eksperte e etikës në Britani, shkroi në Twitter se është preference e Mbretëreshës të ulet pas shoferit, dhe se kjo nuk ishte pjesë e protokollit të rregullave mbretërore.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Meta letër Trump: Do të kërkoj shpjegime për votën e Shqipërisë në OKB

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shkruan Presidentit amerikan Donald Trump, lidhur...
Read More