Video: Shpejtësi dhe çmenduri në rrugën Tiranë-Durrës

Plot 13 drejtues mjetesh e kanë pësuar për shkak të neglizhencës së ligjit teksa kanë qenë në timon.

Policia bën me dije se atyre u janë pezulluar patentat, ndërkohë që në një rast policia thotë se një drejtuesi i ka shpëtuar jetën, pasi ishte me shpejtësi sketerrë dhe i dehur në timon.

Njoftimi i policise

Policia Rrugore e Tiranes kontrolle me Radar e Drager ne rrugen interurbane Tirane-Durres-Tirane, per parandalimin e aksidenteve rrugore.

166 km/h + 22 mg/l alkool. Shpejtesi fluturuese e kombinuar me alkool = destinacion ?????.

Ne kete rast shpetimtari i jetes ishte Polici e Radari dhe drejtuesi i mjetit shkoi ne banese por pa patente, por me te tilla kombinime ne rastin me te keq shkon patenta ne banese por pa drejtuesin e mjetit.

Prej ores 22.00 te mbremjes se dates 04.08.2018 deri ne oren 02.00 te mengjezit te dates 05.08.2018 jane pezulluar 13 Leje Drejtimi per shpejtesi qe varionin nga 138 km/h e deri ne 166 km/h, ku ne tre raste me kombinim shpejtesi+alkool.

Mos shpejtoni se Radari ju pret, mos fluturoni se destinacioni ????????.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Protokollet e reja: Si do të trajtohet kanceri i qafës së mitrës

Janë miratuar udhërrëfyesit dhe protokollet për kapjen e hershme dhe depistimin e...
Read More