Video-skandali, vajza protagoniste: Nuk jam penduar



anisaE reja 20-vjeçare Anisa. A. tregon arsyet se përse vendosi që të realizonte videon dhe mohon që të ketë pasur shtysë politike apo të ketë marrë para. Flet babai i saj: Shukri Xhelili, me atë që ka bërë, e meriton një përgjigje sipas Kanunit, por nuk dua t’i lë fëmijët jetimë. Kërkojnë mbështetjen e SHBA-së për të siguruar jetën.

Vajza 20-vjeçare që u bë protagoniste në skandalin seksual dhe fundosi kryebashkiakun e Dibrës Shukri Xhelili, po kalon momente të vështira. Ajo në një intervistë për mediat vizive shprehet se që pas publikimit të videos nuk ka dalë nga shtëpia dhe ndihet e kërcënuar, bashkë me familjen e saj. “Dua të largohem nga Shqipëria. Nuk jam penduar pse e kam filmuar atë”, -ka thënë vajza në një intervistë për News 24. Ajo ka shpjeguar arsyet pse u nis të bënte publik skandalin, ndërsa ka mohuar që ngjarja të ketë prapavijë politike, apo të ketë marrë para për të realizuar videon, ku shfaqet ish-kryebashkiaku Xhelili në aferë të pastër seksuale, në këmbim të një vendi pune. “Arsyeja pse e bëra këtë është se ndihesha vazhdimisht nën presionin e fjalëve të tij dhe për çfarë kërkonte ndaj meje. Kjo ka qenë e vetmja arsye dhe nuk ka qenë as çështje politike dhe as çështje parash” -tha Anisa. A. Vajza, krejtësisht e panjohur më parë, është bërë protagoniste dhe ndër emrat më të përfolur, pasi mori guximin, realizoi videon dhe më pas pranoi ta publikonte në emisionin “Të paekspozuarit”, në televizionin Ora News. Në video shfaqet Shukri Xhelili, që në momentin që nënshkruan kontratën e punës për vajzën e re, i kërkon favore seksuale dhe pas disa javësh këmbëngulje që të kishte raport intim me të, vajza vendosi që ta filmonte. Momenti më i rëndë është kur Xhelili futet në hotel dhe tenton të kryejë marrëdhënie seksuale dhe e gjitha kjo në shkëmbim të një vendi pune. E reja 20-vjeçare, mes lotësh e mbyll prononcimin e shkurtër të saj, me fjalët: “nuk ka kuptim që të rri më këtu sepse nuk kam siguri as për familjen, as për veten time”. Ndërsa kjo situatë nuk mund të linte pa përfshirë edhe familjen e saj. Aqif. A. shprehet se: “Shukri Xhelili, me atë që ka bërë, e meriton një përgjigje sipas Kanunit, por nuk dua t’i lë fëmijët jetimë”. Ai tregon se prej disa ditësh janë mbyllur në shtëpi dhe vajza po kalon depresion të thellë. “Unë bashkë me tre fëmijët jemi mbyllur në shtëpi. Vajza është shumë sëmurë, është në depresion dhe ne nuk dalim në shtëpia. Videon vajza e bëri se prej kohësh Shukriu e ka përndjekur rëndë. Ajo nuk ka marrë asnjë kacidhe për videon” -këmbëngul babai i 20-vjeçares. Ai më pas i ka bërë thirrje Ambasadës Amerikane që ta marrë nën mbrojtje, pasi shteti nuk po e mbron. Shpjegime më të hollësishme në lidhje me momentin kur e reja vendosi të realizonte videon e ka dhënë nëna e 20-vjeçares. “Ka shkuar goca për punë, por Kryetari i ka thënë se do firmosë kontratën me një kusht që të bësh si të them unë. Edhe goca ka firmosur, pasi ka firmosur i ka thënë që do shkosh në punë. Gjatë kësaj kohe, goca ka filluar punë dhe ai e merrte përditë në telefon dhe i dërgonte mesazhe. I bënte lloj­lloj muhabetesh. Goca paraqitej te zyra, shkonte te zyra, pastaj i kërkoi takim gocës. Nga muaji prill. Goca shkon. Ai i thotë që do firmos kontratën kur të merremi vesh për t’u takuar. Kur shkoi goca në Tiranë nuk më tregoi se kishte edhe frikë edhe turp. Nuk ka as arsye politike dhe as para” -u shpreh ajo. Dy ditët e para pas publikimit të skandalit, një patrullë policie qëndroi pranë banesës ku vajza jeton me prindërit dhe vëllanë e saj, ndërsa nga dita e djeshme nuk ka më prani të forcave të policisë. Gjithashtu, në faqe të ndryshme lokale ka pasur fyerje edhe në drejtim të 20-vjeçares, e cila pas kërkimit të favoreve seksuale për një vend pune vendosi që të bëjë publike nëpërmjet videos këtë skandal, që duket se do mbesë në kujtesë për mënyrën si ndodhi. .

 

Dy familje për një hall…

Mjaft rëndë po e përjeton këtë moment familja e vajzës, e cila vendosi jo vetëm të publikojë videon, ku kryetari i Bashkisë Dibër i kërkonte favore seksuale, por ta denigronte përfundimisht figurën e të zgjedhurit lokal. Sot ata jetojnë si në “turpin” ku vajza është protagoniste, ashtu edhe në frikën e ndonjë hakmarrjeje, apo fjalët e opinionit dibran, që në ditët e fundit komentojnë gjatë këtë çështje. Nga ana tjetër, ndonëse ish-kryebashkiaku është shprehur se ngjarja ishte një kurth me prapavijë politike, familja e tij po e përjeton po aq rëndë. Ai është shprehur se familja e tij pas publikimit të videos është “më e fortë se kurrë”, por në të vërtetë një lëkundje të ndjeshme edhe bashkëshortja, fëmijët dhe të afërmit e tij e kanë. Shukri Xhelili u shkarkua me Vendim të Këshillit të Ministrave vetëm pak orë pas publikimit të videos së rëndë, ku ai shfaqet haptas që kërkonte favore seksuale në momentin që nënshkroi kontratën e punës për të renë 20-vjeçare, plot 36 vjet më e re në moshë se ai. Mbi të rëndojnë tri akuza, “marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën e mbetur në tentativë”, “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Pamjet më të rënda ishin kur vendosi ta dërgonte në hotel në Tiranë për të kryer marrëdhënie seksuale. Shkarkimi erdhi vetëm falë publikimit të videos, ndryshe Xhelili do vijonte punën në krye të bashkisë, ndoshta për ta ushtruar detyrën në të njëjtën formë siç shfaqet në video.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Pinguli: Biznesi shqiptar duhet të organizohet dhe luftojë për interesat e tij

Biznesmeni Stefan Pinguli, i ftuar në Forumet UET flet për tranzicionin dhe...
Read More