Video/ Zjarri masiv përpin shkollën e artit në Glasgow, pamjet shokuese!

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkollën e Artit në Glasgow për herë të dytë në katër vjet. Flaka dhe tymi përfshinë ndërtesën e njohur botërisht Mackintosh, në qendër të qytetit.

Shkolla e njohur e artit në Glasgow është përfshirë nga flakët e mëdha, katër vite pas shkatërrimit të një pjese të ndërtesës nga zjarri.

Flakët janë ngritur përgjatë ndërtesës së njohur Mackintosh pas zjarrit që nisi rreth orës 23.15 të premten.

Zjarri është përhapur në ndërtesat e afërta, duke përfshirë klubin e natës Campus dhe vendin e muzikës O2 ABC, i cili pësoi “dëme të mëdha”.

Shërbimi Skocez i Zjarrit dhe Shpëtimit deri tani raporton se nuk ka asnjë viktimë.

‘Përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret pritet të jenë “të zgjatura”‘, tha Zëvendës Shefi i Zyrës, Iain Bushell.

Më shumë se 120 zjarrfikës janë dërguar në vendin e ngjarjes, përballë “një incidenti jashtëzakonisht sfidues dhe kompleks”, shtoi ai.

Ndërtesa e Mackintosh u dëmtua rëndë nga zjarri në maj të vitit 2014 dhe do të rihapet vitin e ardhshëm pas një projekti shumë-milion paund të restaurimit.

411316235

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bankat Ndërkombëtare të Grupit Intesa Sanpaolo, Java Europiane e Parasë

  JAVA EUROPIANE E PARASE: MUZEU I KURSIMIT DHE BANKAT NDERKOMBETARE TE...
Read More