Videolajm: Tërmeti, shihni se si dalin jashtë në Tiranë të terrorizuar

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës.

Mijëra njerëz kanë dalë jashtë godinave.

Epiqendra e tërmetit ishte 28 km në veriperëndim të Tiranës.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë, Durrës dhe Fier.

Pas tërmetit të frikshëm në Tiranë ka reaguar edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj.

Ai ka bërë thirrje për kujdes:

SHPËRNDAJE

Tirana sapo kaloi disa vale termeti! Pa panik, evitoni ndertesat gjer sa te sqarohen rrethanat nga autoritetet! 🏬

Nese jeni prekur nga termeti, ju lutem telefononi emergjencat  112 🚑🚒

Kontaktoni te afermit, sidomos te moshuarit per t’i ndihmuar!

Panik në të gjithë Shqipërinë, tërmeti i fuqishëm shkund kryeqytetin dhe qytetet e tjera të vendit, duke shkaktuar alarm te qytetarët.

Raportohet se në Tiranë tërmeti ka pasur magnitudë 5.6 ballë, ndërsa janë pezulluar punimet në të gjitha komisionet parlamentare.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në qytete të tjera të vendit si Durrës, Krujë, Shkodër, Kukës, Fier, Elbasan, etj.

Një numër shumë i madh njerëzish kanë dalë në rrugë, ndërsa derimë tani nuk raportohet që të ketë njerëz të lënduar.

Derimë tani mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Gjirin e Lalëzit, ndërsa kanë shfaqur probleme dhe linjat e telefonit. Ndoshta pasi një pjesë e mirë e qytetarëve janë përpjekur që të lidhen me familjarët e tyre.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Me sytë nga Brukseli dhe Shtëpia e Bardhë

  Nga Klementin Mile - Politika shqiptare ka rënë në një lloj qetësie,...
Read More