Vidhet arka e kishës së Shën Sotirit në Korçë

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje arkën (paraklisi ku besimtarët hedhin lekë), e cila ndodhet në rrethimin e jashtëm të Kishës së Shën Sotirit në Korçë.

“Nga deklarimet e marra, dyshohet se në arkë është marrë një sasi prej rreth 20.000 lekë të reja”, informon Policia e Korçës.

Policia, në vendngjarje, po kryen veprimet proceduriale.

Sipas bluve, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Në ‘Eurovision’ ishin jo 3 por 4 shqiptarë…!!!!

Eurovisioni i këtij viti, u përfol shumë edhe për faktin se në...
Read More