Vidhte çanta, telefona dhe portofolë në Tiranë, arrestohet hajduti 41 vjeçar

Një 41 vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, i dyshuar si autor i një seri vjedhjesh në kryeqytet.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Laert Zhupa, i cili sipas policisë vidhte telefona, portofola dhe çanta.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4 kanë arrestuar shtetasin Laert Zhupa pasi më datë 25.12.2017, rreth orës 19:30, në rrugën e “Dibrës”, në ambjentet e spitalit “Nënë Tereza”, dyshohet se i ka vjedhur një çantë me një sasi paketash në pronesi te shtetasit E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë dhe një telefon në pronësi të shtetasit P.R., 63 vjeç, banues në Tiranë” thotë policia.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale çanta e vjedhur dhe tre telefona celular të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :

Më datë 12.11.2017, tek kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Odise Paskali”, dyshohet se i ka vjedhur çantën me një sasi lekësh, në automjetin tip ” Ford ” shtetasit R. K.

Më datë 11.12.2017. në ambjentet e spitalit nr 5 Tiranë , dyshohet se i ka vjedhur telefonin në pronësi të shtetasit A.Gj.

Më datë 15.09.2017, në autobuzin e linjes së unazes dyshohet se i ka vjedhur protofolin shtetasit M.M.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e premte 5 maj 2017

Dashi Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe...
Read More