Vihet në pranga deputetja e Kosovës për armë mbajtje pa leje

aida-1

Një deputete e Kuvendit të Kosovës është vënë në pranga pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Prishtinës. Urdhër-arresti mësohet se është zbatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 09.02.2017 në orët e mëngjesit ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Vushtrri.

Njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së znj. Aida Dërguti, të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Vlen të potencohet se znj. Aida Dërguti ka bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta është shoqëruar në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë”, thuhet në një deklaratë të Policisë së Kosovës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Jennifer Lopez “elektrizon” skenën

Muajin e kaluar, ajo ndezi skenën në Las Vegas me performancat por...
Read More