Vija të bardha 3D për të frikësuar shoferët

Vetëm të vësh ligje nuk mjafton. Kudo në botë politikbërësit dhe administratorët e qyteteve po kërkojnë për metoda kreative për t’i bërë shoferët që të ngadalësojnë shpejtësinë.

6-1

Picture 1 of 4

Diçka e tillë ka ndodhur në Islandë, ku po aplikohen vijat e bardha tre dimensionale. Ideja nuk është e re, por kudo ku është aplikuar ka pasur sukses. Në qytetin e vogël të Isafjordur janë realizuar vija të bardha 3D, të cilat japin imazhin e një pengese të ngritur duke detyruar shoferët të ulin shpejtësinë.

E njëjta taktikë është përdorur edhe në Indi dhe në qytetet italiane të Bolonjës dhe Vimercate. Ndoshta duhet të fillojmë ta përdorim edhe në Shqipëri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Presidencialet franceze, Fillon: Do të kemi kufij të vërtetë me Evropën

Kandidati presidencial o konservatorëve të Francës, François Fillon, u zotua dje të...
Read More