Vijon rënia e temperaturave, ja moti gjatë ditës së sotme

dielli-690x380

Deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga vranësira dhe shira lokale, më të dukshme shirat do të jenë në zonat veriperëndimore të vendit.

Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të mbeten prezent edhe gjatë orëve të pasdites, duke bërë që shirat të jenë dominuese në të gjithë territorin, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë Celcius në vlerat e mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi juglindor për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 3 ballë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjendet një kafkë njeriu e dekompozuar pas Kalasë së Kaninës, nuk ka shenja dhune

Një kafkë e dekompozuar njeriu është gjetur pasditen e shkuar (27 prill)...
Read More