Viktimat e trafikut, ambasadori Lu ka një mesazh për qeverinë



Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu i ka kërkuar sot qeverisë shqiptare angazhimin total që ajo duhet të tregojë për trajtimin grave dhe vajzave viktima të trafikimit.

Në një konferencë të organizuar sot paradite ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të qeverisë, ambasadori amerikan tha: “Qëllimi afatgjatë nuk është vendosja e viktimave në strehëza, por që të dalin prej tyre me aftësi, siguri financiare dhe vetëbesim”.

“I bëj thirrje qeverisë në gjithë rajonin, por veçanërisht asaj në Shqipëri të ofrojnë fonde për strehëzat e grave dhe fëmijëve që trafikohen.

Këtu ka nevojë që qeveria jo vetëm të angazhohet për financimin, por edhe t’i dorëzojë me të vërtetë këto fonde dhe pa vonesa. Keni mbështetjen tonë të plotë”.

Më tej, Lu nënvizoi se “trafikimi i qenieve njerëzore nuk zgjidhet pa bashkëpunim intensiv rajonal”.

“Departamenti Amerikan i Shtetit e di këtë dhe ka dhënë grante mujore për të mbështetur qeveritë dhe OJQ-të në këtë bashkëpunim”, deklaroi Lu.

Projekti i DASH-it ka si qëllim ofrimin e shërbimeve komunitare te viktimat e trafikimit në Ballkan.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Të dy akuzohen për vrasje por Putini dhe Princi i Kurorës Saudite duken si ‘vëllezër gjaku’

  Si presidenti rus, Vladimir Putin, ashtu dhe Princi i Kurorës Saudite,...
Read More