Viktor Zhusti ka një mesazh emocionues: Dikush më pret “atje lart”, më në fund do…

 

Aktori i njohur Viktor Zhusti ishte një prej konkurrentëve VIP në spektaklin e kërcimit “Dancing with the Stars”, që kishte finalen të premten e kaluar në “Vizion Plus”.

Pas ditës së spektaklit, ai ka një mesazh emocionues për të gjithë pasi shkruan: Sepse, ndjej dhe unë, prej kohësh, një dorë të zgjatur, dikush më pret “atje lart”, që, si të çlirohem nga ankthi, dhimbjet dhe acarimet, nga shpirt’ e mendje-vogëlsitë, nga gjithë graviteti i së keqes dhe interesave meskine që na mbajnë të lidhur në tokë, që na zvogëlojnë, rrudhin e përçudnojnë si “qenie materiale”, të ngjitem atje, në një botë fluide, interne, pa gravitet, ku shpirti i çliruar tërësisht, do të vërtitet i lirë midis yjeve, çmendurisht, në ciklin e pandalshëm të jetë-përjetësisë…

Postimi i plotë

FALENDERIM ! (E pse jo, dhe pakez nostalgji )

Dancing With The Stars, Albania 7, (DWTHS), mbaroi. Ndritshem ! Bujshem ! Suksesshem ! Jo kurdohere kthej koken prapa per te gjykuar rrugen e pershkuar, por, ne kete rast, ndjej te me terheqe nje detyrim qe, pas cdo perpjekje per t’a shlyer, vec rritet. 12 jave ne kete maratone artistike ! Edhe ajo qe me dukej e pabesueshme, u be e mundur !

Gjate pergatitjeve, kur koha kalonte me shpejtesi te pazakonte, ne ankthin e perditshmerise, te gjithe bashkepuntoret per rreth, me dukej se thjeshte “benin detyren”, ndihmonin dhe se “gjithe bota e vemendja ishim ne, qe n’a quanin ose vetequheshim VIP !!! Tani, cliruar nga “ankthi i gares”, e pare ne nje optike tjeter, kuptoj se, ata ishin “protagonistet e heshtur” pa te cilet, ky spektakel, jo vetem nuk do te kish shkelqimin e festes, sic qe ne te vertete, por as do qe i mundur. MIRENJOHJE TE GJITHEVE!

Se pari, falenderoj perzemersisht, partneren dhe drejtuesen time artistike OLTA AHMETAJ ! E kam lodhur. Shume here dhe deshperuar me mosarritjet, por… keto ishin mundesite e mija ! C’ti besh ! Ne Dancing, si dhe ne jete, nuk n’a takon cdo here partneri i pershtatshem…

Falenderoj gjithashtu dinjitozen plot hir LORI BALA dhe te bukuren gjithe drite HELGA SARACI, qe ne dy jave te ndryshme, i kisha partnere ne spektakel. Punova me sejcilen vetem tre dite ! Kohe e mjaft per t’u mrekulluar ! Meteoret, nuk e ndricojne cdo nate qiellin tone…

JURI E NDERUAR ! Emma Andrea, Alfred Kacinari, Julian Deda, Ilir Shaqiri, mirenjohje ! Me keni gjykuar me zemer te ngrohte, jo mendje te qete ! Ne cdo note, me shume rezultati, shihja shkallen e fisnikerise Tuaj, shoqeruar me konsiderate e perzemersi ndaj meje. Ndoshta, Ju dhashe me pak nga c’prisnit ! Me siguri, me dhate me shume nga c’prisja ! JU FALEMINDERIT !

Nje falenderim, teper i vecante per HOLTA KOLANECI-DYLAKUN, producenten largpamese, te bukur, te mencur, me mendje e zemer fisnike, prej te cilave buron aq miresi e mirkuptim, sa qe DWTHS, nuk eshte me nje “program televiziv”, por FESTE e hareshme !

Sikur te ishte e mundur e pamundura, cdo nate do t’i shtrija krahet deri ne fund te salles dhe me pas, ekstremisht larg ne hapesire, per te mbeshtjelle ne nje perqafim te ngrohte, spektatore e teleshikues qe, si gjate mbremjes se spektaklit, ashtu dhe me pas ne rrjetet sociale, me ishin aq prane e dashamires, sa ndjehem pafundesisht i detyruar ndaj tyre !

Dhe se fundmi: Kontraten e pare, per te marre pjese ne DWTHS, producentia e beri me mua, ne vitin 2010, kur isha 68 vjec ! Kontraten e dyte, kete vit, e beri perseri me mua, ne moshen 76 vjec ! Nese do mendoje edhe per ndonje kontrate te trete, besoj qe duhet t’a rregulloje e binde ZOTIN !

Sepse, ndjej dhe une, prej kohesh, nje dore te zgjatur, dikush me pret “atje lart”, qe, si te clirohem nga ankthi, dhimbjet dhe acarimet, nga shpirt’ e mendje-vogelsite, nga gjithe graviteti i se keqes dhe interesave meskine qe n’a mbajne te lidhur ne toke, qe n’a zvogelojne, rrudhin e percudnojne si “qenie materiale”, te ngjitem atje, ne nje bote fluide, interne, pa gravitet, ku shpirti i cliruar teresisht, do te vertitet i lire midis yjeve, cmendurisht, ne ciklin e pandalshem te jete-perjetesise…

Ai, per mua do te jete i treti, me i madhi, i ndritshmi, fantasmagoriku “DWTHS i vitit dy mije e … e… Dhe kur te ndodhe kjo, ndonje nga njerezit e dashur, qe do me kene mbetur akoma atje, midis jush ne toke, do te peshperite i lehtesuar: “ lindi duke qare, si te gjithe. Kaloi dhe nje pjese te jetes, duke qare, si te gjithe. Por, IKU DUKE VALLZUAR ! jo si te gjithe !
JU FALEMINDERIT !

Shkruar Nga
More from Redaksia

Stormy Daniels mund Melania Trump, pornostari do të jetë në kopertinën e ‘Vogue’ të tetorit

Stormy Daniels mund Melania Trump duke zënë faqet e Vogue me fotot...
Read More
CLOSE
CLOSE