Virusi WannaCry mund të ketë lidhje me Korenë e Veriut

hacking

Firmat e sigurisë kibernetike kanë gjetur disa të dhëna që sugjerojnë se sulmi i madh kibernetik, që ka ndodhur në fundjavë dhe ka infektuar mbi 300,000 kompjuterë, mund të ketë lidhje me Korenë e Veriut.

Kompanitë e sigurisë Sympantec dhe Kaspersky Lab thanë se pjesë të virusit “WannaCry”, të përdorura në këtë sulm, kanë kodin e njëjtë me një virus që ka shpërndarë më herët grupi Lazarus. Ky grup ka sulmuar kompaninë Sony në vitin 2014 dhe për këtë sulm është fajësuar Koreja e Veriut.

“Ky është informacioni më i mirë që kemi deri më tani sa i përket origjinës së viusit WannaCry,” thanë hulumtuesit e Kaspersky Lab.

Por, kompania shtoi se ekziston mundësia që kodi thjesht është kopjuar nga Lazarus dhe nuk ka asnjë lidhje tjetër direkte.

Virusi WannaCry, gjatë fundjavës, paralizoi sisteme kompjuterike në 150 shtete të botës, të cilat udhëheqin fabrika, banka, agjenci qeveritare dhe sisteme transporti.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump: Sulmi në Idlib është “fyerje për njerëzimin”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmi i raportuar...
Read More