Viti 2018 nis me aksidente, një viktimë në Milot

Viti i ri 2018 ka hyrë me aksidente. Pak orë përpara ndërrimit të viteve, janë përgjakur rrugët nga aksidentet rrugore në Tiranë dhe Milot. Në aksin Milot-Rrëshen është përplasur për vdekje një këmbësor teksa ka qenë duke kaluar rrugën pranë Urës me Harqe.

V.V 50-vjeç, banues në Fushë-Dibër, është aksidentuar nga automjeti tip “Benz” me targa UZA09 me drejtues G.T, 28-vjeç nga Kukësi.

Ndërkohë në Tiranë, një automjet ka përplasur një grua pranë zonës së Librit Universitar. Gruaja, rreth moshës 35-vjeçe, ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të automjetit, ndërsa ka ngritur pika kontrolli në disa akse të kryeqytetit për ndalimin e tij.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lotaria amerikane/ Bien serverat për fatin amerikan

Sipas njofimit në faqe sqarohet se serverat kanë rënë dhe po punohet...
Read More