Viti i Uraganit Harvey


Akuzimet për ngacmime seksuale kanë rrëzuar një sërë burrash të pushtetshëm. Por, a do të çojë kjo në një ndryshim të përhershëm në sjellje?

“The Economist” – Për ata që interesohen rreth të drejtës së një gruaje për ta shkuar jetën e pangacmuar, 2017 nisi ters. Një burrë i akuzuar se kish ngacmuar dhjetëra gra u instalua në Shtëpinë e Bardhë (Donald Trump i hodhi poshtë akuzat- si edhe kasetën me të që mburrej rreth sjelljes së tij, të cilën ai e quajti thjesht “bisedë në dhomë të mbyllur”).

Viti po mbyllet disi më mirë. Në tetor, Harvey Weinstein, një producent filmash, u akuzua se kishte kaluar dekada duke ngacmuar dhe sulmuar aktore, dhe duke përdorur pozicionin e tij të lartë në Hollivud për të frikësuar dhe për t’ua mbyllur gojët kujtdo që haste në rrugën e tij. Ai u përzu nga firma të cilën e bashkëthemeloi dhe po hetohet nga policia.

Pas kësaj ndoqën të tjera akuza të mëtejshme kundër burrave të pushtetshëm, duke u shpërndarë përtej Hollivudit në politikë, gazetari dhe industrinë e teknologjisë. Dhjetëra u shkarkuan dhe u larguan nga pozicionet e tyre.

Miliona gra u frymëzuan për të ndarë përvojën e tyre të ngacmimit, duke përdorur hashtagun #MeToo, #YoTambien, #BalanceTonPorc e kështu me radhë.

Në një mbyllje të vitit me dalje publike, Roy Moore, i cili është akuzuar për ngacmim dhe sulm ndaj dhjetëra grave, përfshirë një që ishte 14 vjeç në atë kohë, u bë i pari republikan që u mposht në një garë senati në Alabama, qysh prej vitit 1992.

#MeToo tërhoqi vëmendjen ndaj një aspekti të jetëve të grave, të cilin burrat kanë qenë krejt të pavëmendshëm. Tregoi se sa i zakonshëm është ngacmimi dhe sa dëmtues në karrierën e grave.

Por mësimi nga ndryshimi i madh social në të kaluarën është se ka nevojë të ndodhë akoma më shumë nëse 2017 do të shënjojë një ndryshim të përhershëm në sjelljes. Edhe tani, Uragani Harvey mund qetësohet dhe gratë në punë edhe njëherë sulmohen nga abuzimet e vjetra.

Era e ndryshimit

Nëse historia është një udhërrëfyes, një normë e re sociale zë rrënjë kur një sërë ndryshimesh të vogla përgatitin terrenin.

Së pari, një ngjarje galvanizon një grup ungjillorësh të hedhin dritë në një padrejtësi që është pranuar vetëm në hije – zgjatimi i dhunës shtëpiake, të themi, apo fakti se njerëzit homoseksualë janë akuzuar se kërcënojnë moralin publik kur ata bëjnë jetë krejt të zakonshme.

Ndonjëherë sjellje të reja sjellin ndryshim në ligj, si prezantimi i Ndalimit me ligj dhe reforma e të drejtave civile në Amerikë.

Por ligji i ri do të qëndrojë vetëm për aq kohë sa pjesët e mëdha të popullsisë e përqafojnë atë. Ndalimi me ligj dështoi për shkak se shumë pak amerikanë ranë dakord që të pirët ishte shthurje.

Njerëzit gjithashtu kanë nevojë të shohin se shkeljet ndëshkohen-qoftë drejtpërdrejt nga policia apo edhe më shpesh nga masa apo soditësit që zgjedhin të veprojnë ose si zbatues ose si mundësues. Shumica e vendeve ku gjymtimi i gjenitaleve të femrës është i zakonshëm kanë ligje kundër. Por thjesht nuk zbatohen.

Shenjat janë që lëvizja #MeToo ka arritur në një fazë delikate. Goditja e muajve të shkuar ka qenë pa dyshim katarktike. Gjithashtu, i ka sjellë abuzuesit në një gamë ngatërruese industrish goditjesh dhe ulërimave publike.

Por e reja e të parit burra të famshëm që rrëzohen do të zbehet shpejt. Përpara se kjo të ndodhë, si burrat ashtu edhe gratë duhet të vijnë në një kuptim të përbashkët se çfarë është ngacmimi seksual dhe çfarë të bëhet me të.

Nëse shumë prej tyre dalin në përfundimin se ankesat janë ekzagjeruar apo shfrytëzuar, ata nuk do të hedhin hap në ndalimin e përsëritësve.

Shkeljet e vogla do të lejohen të vazhdojnë. Kjo do ta bëjë më të ngjashme që përdhunimi dhe sulmi seksual të kalojnë pa u ndëshkuar, gjithashtu.

Nis me atë që llogaritet si ngacmim. Shumica e njerëzve mund të shohin dëmin në një burrë që tregton një ngritje në detyrë për seks, në një sulm seksual apo prekje e vrazhdë.

Ndarja nis me propozimet e padëshiruara, të parët me lakmi, përçmimet e seksualizuara dhe pëlqimi, veçanërisht nga një burrë i cili është në pozicion të pushtetshëm. Atë me çka burrat qeshin si kompliment, apo shaka, shpesh ndihet si një poshtërim apo tallje për gratë, si edhe mund të ketë qëllim si i tillë.

Akuzat mund të hedhin hije mbi reputacionin e dikujt, kështu mungesa e qartësisë mbi atë që është e duhur dhe jo mund të jenë të pazgjidhshme.

Burrat dhe gratë mund të pyesin sesi duhet ta dinë nëse një flirt mund të jetë i mirëpritur apo mund të jetë preludi i një ekspozimi kërcënues ndaj karrierës. Mungesa e një procesi adekuat vetëm sa i shtohet pasigurisë.

Pavarësisht kësaj mungese marrëveshjeje, provat sugjerojnë se edhe ngacmimi më pak serioz shkakton dëm. Një studim i botuar në muajin Maj, i cili ka ndjekur karrierat e një grupi grash në Minesota, ka zbuluar se 11 % janë ngacmuar në një mënyrë në një vit të vetëm.

Viktimat përfundonin duke u paguar më pak se gratë e tjera; nga ato që ishin abuzuar verbalisht në mënyrë të përsëritur apo ishin prekur fizikisht të paktën njëherë,

79% kishin lënë kompaninë brenda dy viteve. Kjo është jo vetëm e gabuar, në mënyrën që të gjithë ngacmimet janë gabim, por edhe një shpërdorim i talenteve me vlerë.

Me të pasur një konsensus se çfarë është e gabuar dhe përse, duhen zbatuar norma të reja. Kjo nuk ka gjasë të përfshijë një ndryshim në ligj. Përdhunimi dhe sulmi seksual janë tashmë të paligjshme; diskriminimi dhe tallja në punë janë subjekt i Kodit të Punës.

Ajo që duhet të ndryshojë është bashkëpunimi i heshtur dhe stafi. Departamentet e burimeve njerëzore shpesh mbrojnë shefin, sidomos nëse ai shihet si burimi i të ardhurave, siç Z. Weinstein ishte.

Menaxherët duan të mbajnë punonjësit e tyre të dalluar, edhe nëse ata janë toksikë, për shkak se duket se bëjnë shumë për skuadrën.

Këto mund të dalin se janë ekonomi të rreme, sigurisht, ato ishin me Z. Weinstein, i cili solli thuajse kolapsin e firmës së tij. Kur mbledh të gjitha kostot e grave që largohen, kurrë nuk i bashkohen apo punojnë më pak mirë, ylli ngacmues mund të mos shihet aq me vlerë në fund të fundit.

Një agjendë e re

Ndryshime sjelljeje dhe standarde të reja duhet të zbatohen. Gratë që bëjnë ankesa nuk duhet të përjashtohen, të ngacmohen derisa të heqin dorë prej tyre apo t’u mbyllet goja nga marrëveshje me klauzola të fshehta – një ide është që firmat duhet të detyrohen të tregojnë investitorëve sesa shumë marrëveshje kanë bërë.

Industria e argëtimit, që duket deri tani se është kryeshkelësi, ka nevojë të reflektojë fort nëse kjo është e lidhur me mungesën e grave producente dhe regjisore.

Përfundimisht, megjithatë, pjesa më e madhe e detyrës bie te të ngjashmit. Burrat kanë nevojë të jenë vigjilentë dhe të hedhin një hap kur është e nevojshme. Gratë duhet të qëndrojnë për njëra-tjetrën. Shumë njerëz kanë qenë të verbër ndaj një problemi të fshehur ndaj vështrimit. Por Uragani Harvey ka zemëruar përmes 2017–ës dhe padija nuk është më një justifikim.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dieta në çift, pse është më e lehtë të humbësh peshë…

    Të ndash regjimin ushqimor me partnerin është një zgjedhje fituese....
Read More