Vito Kapo për Liri Belishovën: Kërkoi eliminimin e Hysniut dhe pse nuk mori pjesë në luftë

Vito Kapo, ish-anëtare e Komitetit Qëndror të PPSH-së, shoqe me Liri Belishovën
në Insitutin Femnor “Nana Mbretneshë” të Tiranës shprehet se ajo bashkëpunoi gjatë gjithë jetës së saj me sovjektikët.

E pyetur se a i qëndron opinionit zyrtar të saj se Liri Belishova ishte bashkëpunëtore me sovjetikët, edhe pse opinione ka se ka qënë ndërhyrje e kinezëve për të prishur marrëdhëniet me sovjetikët, Vito Kapo përgjigjet.

“Jo, mor bir…Ajo kërkoi eliminimin e Hysniut për të shpëtuar Enverin nga influenca e tyre…Ajo mbeti me ta deri në fund dhe kjo e dënoi në mënyrë të rëndë Lirinë”.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Vito Kapo thotë gjithashtu se Liri Belishova nuk ka qënë në luftë.

“Liria nuk ka qenë në luftë. Ajo ishte më e re. Liri Belishova ka marrë pjesë në demonstrata, aty humbi edhe syrin, kishte punuar me rininë në Tiranë dhe në Kongresin e Rinisë u evidentua nga Nakua.

Kjo është historia e saj… ajo asnjëherë nuk ka qenë në formacionet partizane në mal. Por Liria ka qenë e zgjuar…”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shuhet aktori i njohur Mërkur Bozgo

Aktori i njohur Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare....
Read More