Vizat, Rama: Refuzoj politikat që tregojnë me gisht shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, pas takimit që zhvilloi me homologët e tij të Ballkanit Perëndimor në Durrës, deklaroi se tryeza u mbajt për fuqizimin e ekonomisë dixhitale.

Mes të tjerash Rama, duke marrë shkas nga lajmet e fundit që kanë qarkulluar për heqjen e vizave me Holandën, ai theksoi në mënyurë indirekte, duke nënvizuar faktin se refuzon me çdo kusht shenjës trimin e shqiptarëve.

Sipas Ramës, kriminelët janë kriminelë dhe nuk ka rëndësi kombësia.

“Nuk ka shqiptar azilkërkues, por në kërkim të një pune, ku ata nuk e kanë lirinë të veprojnë. Dua ta them për opinionin publik se unë refuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkërkues, apo ata që kryejnë krimin, si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë.

Kriminelët janë kriminel, kudo dhe pa dallim. Nuk ka flamur, kombësi, ka thjesht raport me ligjin. Refuzoj çdo përpjekje politike, mediatike të vendeve të BE, për të treguar me gisht, shqiptarët”, tha Rama.

Mes të tjerash ai theksoi se nuk flet për shtete konkrete, por u qëndroi idesë që kriminaliteti nuk duhet të lidhet me etninë.

“Nuk flas për Holanën dhe për ndonjë shtet tjetër, Unë flas për mënyrën në media, që përmes zërave që kanë axhendën e tyre në vende të BE, të targetohen të ardhurit nga vendet e tjera, dhe shqiptarët. Në momentin kur në një vend, apo në një vend tjetër, një etni lidhet me kriminalitetin kjo është e papranueshëm.

Nëse ka kriminelë në Europë, ata kanë të gjitha pasaportat e mundshme. Por identifikimi dhe propagandimi i etnisë së kriminelëve nuk ka lidhje me Europën që kemi dhe atë që duam. Ata të merren me kriminelët, dhe mos të na shqetësojnë më me këto ndarje”,- përfundoi Rama fjalën e tij.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Rikthimi i vizave për shqiptarët, Berisha: Ja pse e kërkon Holanda, edhe Rama i dyshuar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me raportin e qeverisë holandeze për...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.