Vizë për në SHBA? Njoftimi i rëndësishëm i ambasadës në Tiranë: Çfarë duhet të keni kujdes…

Nëse dëshironi të aplikoni për vizë turistike për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëni kujdes që vizita juaj të jetë vetëm për këtë qëllim.

Përmes një statusi në Facebook, Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SHBA dhe duhet të siguroheni që të zbatoni rregullat.

“| Vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SH.B.A. – jo për të punuar apo për të ndjekur shkollën atje. Sigurohuni që ju po zbatoni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni në SHBA. Nëse keni pyetje se çfarë është e lejueshme me vizën tuaj, më pyesni mua! Jam gjithmonë e lumtur t’ju ndihmoj 👉 #PyetAnnën 👩💻”,– thuhet në njoftimin e ambasadës se SHBA-ve në Tiranë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Të gjitha dashnoret, muza të Pikasos, kush do të ishte piktori pa gratë e tij?!

Pikaso nuk pati ndikim të rëndësishëm vetëm në pikturë e në historinë...
Read More