Vizita e Metës në Medvegje, ndiqet nga afër nga ambasadorët e huaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë jo zyrtare në komunën e Medvegjes në Serbi, ku është takuar me shqiptarët që jetojnë aty.

6-1

Picture 1 of 6

Burime bëjnë me dije se kjo vizitë e Presidentit Meta, u ndoq nga afër dhe nga ana e ambasadorit të OSBE-së, për komunën e Mdvegjes.

Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se vizitën e përcollën edhe disa nga ambasadorët e huaj perëndimorë të akredituar në Beograd.

Në pikën kufitare Muitvodë, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Meta u prit dhe nga Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsic.

“Sot është një ditë shumë e bukur për mua. Kënaqësi që erdha në Medvegjë”,- tha Meta.

Ndërkohë, vizita e Presidentit Meta është shoqëruar nga një interesim i madh i mediave serbe.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kush është i lumtur, nuk flet keq për të tjerët

“Kush i dedikon kohë vetes për t’u përmirësuar, nuk ka kohë për...
Read More