‘Vizita e Tsipras në Shqipëri’: Mediat greke citojnë praninë e nëndetëses turke

A është shtyrë për në kalendat greke vizita e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras në Tiranë?

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk i dha një përgjigje konkrete kësaj pyetje.

“Puna është në proces. Çdo gjë do bëhet në kohën e duhur. Thjesht dua t’ju qetësoj. Sot është një takim i radhës me homologun grek. Jemi në një fazë të re, në disa fusha është bërë progres. Kemi disa fusha të tjera që në ditët në vijim mendoj se do bëjmë progres.

Unë kam firmosur plotfuqishmërinë për ekipin negociator dhe besoj se do biem dakord edhe me homologun grek për datat e takimeve dhe kalendarin se si do të punojë grupi i punës dhe po punojmë edhe për takimin e kryeministrave”, tha Bushati.

Por mediat serioze greke thonë se shkak për shtyrjen është bërë vështirësimi i negociatave për çështjen e ndarjes së detit. Kështu shkruan gazeta Kathimerini.

Kurse mediat e tjera si portali NewPost theksojnë se shkak mund të jetë bërë Turqia.

Ai përmend edhe praninë e një nëndetëse turke në Shqipëri.

“Nëndetësja turke Preveza ishte në Shqipëri për pesë ditë. Vitet e fundit, vizitat e njësive ushtarake turke janë shtuar ndjeshëm në Shqipëri, në një zonë ku Ankaraja nuk ka asnjë interes imediat,” thuhet në shkrim.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Deputeti i PS: Deklaratat e Lubonjës, të dënueshme me kod penal

Deputeti i PS, Ulsi Manja ka kërcënuar analistin Fatos Lubonja për deklaratat...
Read More