Vjen “Harvey”, frikë në Teksas dhe mijëra të evakuuar

Uragani “Harvey” mbërriti në Teksas me gjithë furinë e tij, duke sjellë me vete shira të dendur dhe erëra deri në 215 kilometra në orë.

E shndërruar në një stuhi të kategorisë se katërt, ajo është më e forta që godet token amerikane në 12 vjet. “Harvey” pritet të sjellë një metër shi dhe me t’u përplasur në bregdetin teksan rrëzoi pemët dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve.

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli gjendjen e katastrofës, çka mundëson zhbllokimin e ndihmave federale për zonat më të prekura. Guvernatori teksan Greg Abbott  paralajmëroi për përmbytje rekord në disa rajone.

Sipas tij, vendi përballet me një katastrofë madhore dhe më shumë se 1 mijë pjesëtarë të Gardës kombëtare do të ndihmojnë në operacionet e shpëtimit.

 

“Do të përballemi me përmbytje katastrofike në disa rajone. Siç e dinë, uragani pasi të prekë tokën do të qëndrojë për disa ditë me radhë në shtetin e Teksasit”, tha Greg Abbott, guvernator i Teksasit.

Kryebashkiaku i qytetit të afërt Rockport, Patrick Rios, i bëri thirrje banorëve të mbetur të largoheshin menjëherë për t’i shpëtuar zemërimit të uraganit që është i destinuar të shkundë një zonë të mbushur me rafineri e impiante kimike.

Autoritetet thanë se disa njerëz kishin mbetur të bllokuar në një azil për të moshuar, ku çatia e godinës ishte shembur dhe ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të hynin atje. Radhë të gjata trafiku u krijuan në disa zona. Qendra Kombëtare e Uraganeve parashikon se gjatë ditëve në vazhdim niveli i detit pritet të rritet me 4 metra, ndërsa zona e Houstonit rrezikohet nga përmbytjet vdekjeprurëse.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Për Gilman Bakallin, profesorin ideal

Nga Henri Çili* Me Gilman Bakallin paraprakisht i kisha të gjitha premisat...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.