Vjen në jetë fëmija i parë i vitit 2018

Fëmija i parë i ardhur në jetë në vitin 2018 është Lael një djalë i lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”. Foshnja ka ardhur në jetën që në minutën e parë të vitit të ri, në orën 00:01 dhe gëzon shëndet të plotë. Ai ka një peshë 4 kg e 100 gramë, gëzon shëndet të plotë, raporton Report TV.

Silvana Muça është nëna e Laelit, ajo është gazetare. Ndërsa babai i Laelit mes emocionesh ka përshkruar momentet e lajmit për lindjen e djalit.
“Emri Lael është emër biblik dhe ka shumë kuptim për ne, jam shumë i gëzuar, bashkëshortja ime është gazetare,” ka thënë babai i Laelit. Emri i tij ka qenë i zgjedhur nga prindërit para se të lindte.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e enjte 11 maj 2017

Dashi Nëse kohet e fundit keni pasur probleme te forta me partnerin...
Read More